Prej pasdites të së hënës Giorgia Meloni me bashkëshortin Andrea Giambruno, vajzën Ginevra dhe motrën e saj Arianna e bashkëshortin Francesco Lollobrigida janë vendosur në rezidencën qeveritare në Vlorë.
Top Channel ka siguruar pamje nga pushimet e saj dhe të familjarëve në vilën qeveritare si e ftuar e kryministrit Rama.
Siç shihet, Meloni ka shëtitur përgjatë bregdetit shqiptar dhe nën masa të rrepta sigurie.
Mediat italiane aludojnë edhe për një takim të saj me Tony Blair duke iu referuar vizitës së tij në Shqipëri në të njëjtën kohë me kryeministren italiane./m.j