• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ukraina avancon në jug: Nuk lëshojmë territor për t’u anëtarësuar në NATO!

by A R
17/08/2023 15:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ukraina nuk do të heqë dorë nga territoret e veta për të hyrë në NATO.

Kështu u shpreh ministri i Jashtëm në Kiev, Dmitro Kuleba, i cili theksoi se sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Soltenberg ka një pozicion të qartë lidhur me temën. Në një interviste televizive ai komentoi deklaratat e bëra pak ditë më parë nga shefi i kabinetit të Stoltenberg, Stian Jenssen, sipas të cilit Ukraina mund të bëhet anëtare e NATO-s, në këmbim të heqjes dorë nga territoret e pushtuara aktualisht nga Rusia.

Jenssen bëri më vonë një hap prapa duke kërkuar falje për deklaratën, dhe i cilësoi si të gabuara fjalët e tij.

“Presidenti ka komunikuar vazhdimisht me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, duke ruajtur një raport shumë të ngushtë me të. Ju siguroj se pozicioni i sekretarit të përgjithshëm është absolutisht i qartë dhe i njëjtë me Ukrainën. Nuk mund të ketë shkëmbime në territoret ukrainase.”

Dmytro Kuleba

E ndërsa Ukraina zgjeron rrezen e sulmeve në territorin rus, Kuleba siguron aleatët se ushtria nuk do të përdorë armët e dhuruara prej tyre për të shënjestruar objektivë në territorin rus. Edhe pse me hapa të ngadaltë, kundërofensiva e Kievit po avancon, me trupat ukrainase që kanë konsoliduar pozicionet në jug të Urozhayne në rajonin e Donjetsk, fshat të cilin e çliruan një ditë më herët.

Operacionet e kundërsulmit vijojnë në drejtim të Bahmutit, Melitopolit dhe Berdianskut. Rusia sakaq, vijon sulmet kundër porteve ukrainase.

“Terroristët goditën sërish portet tona. Ata shënjestruan infrastrukturën që garanton jo vetëm sigurinë tonë ushqimore por edhe atë të botës. Sulmet kundër porteve të Renit, Izmail, Odesës apo Mikolaiv, janë një goditje ndaj çmimeve ushqimore globale dhe stabilitetit social dhe politik në Afrikë dhe Azi.”

Volodymyr Zelensky

Kievi bëri të ditur se Rusia kishte lëshuar 16 dronë “Shahed” gjatë 24 orëve të fundit, të cilat u rrëzuan nga forcat e mbrojtjes ajrore.

/a.r

Next Post
Nuk i ndaloi policisë dhe aksidentoi efektivin, arrestohet i riu në Sarandë

Nuk i ndaloi policisë dhe aksidentoi efektivin, arrestohet i riu në Sarandë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In