Një aksident i rëndë me pasojë me dy të plagosur ka ndodhur në autostradën Levan-Tepelenë këtë padite. Makina me të cilën lëvizte një çift i ri ka dalë nga rruga, në fshatin e quajtur Selishtë në Mallakastër.
Mësohet se drejtuesi i mjetit, 31-vjeçari Saimir Muçaj është plagosur rëndë, ndërsa partnerja e tij ka marrë plagë më të lehta.
Makina tip “Skoda” vinte nga Greqia me destinacion Tiranën, ku banon edhe çifti.
Samir Muçaj 31-vjeç dhe e fejuara e tij Ina Ymeri nesër kurorëzonin dashurinë në martesë. Nga aksidenti 31-vjeçari që drejtonte mjetin mori plagë të rënda, ndërsa vajza është përmendur pas aksidentit por është në gjende të rënduar psikologjike.
Në një moment, dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit që ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një arë . Dyshohet se lodhja dhe përgjumja e drejtuesit të mjetit të ketë ndikuar në aksident./a.m.