Një rast dhune ndaj fëmijëve është shënuar mesditën e sotme në Tiranë, ku një mesoburrë është parë të ushtrojë dhunë verbale dhe fizike ndaj një fëmije që nuk dihet nëse është i tiji apo jo.
Video është publikuar nga JOQ, ndërsa një dëshmitar ka përshkruar edhe skenat e tmerrshme.
“Dëgjova një fëmijë duke bërtitur dhe pashë që po dhunohej, më falni por do e quaj kafshë atë që rreh në të tillë mënyrë një fëmijë. Bërtiste më të madhe dhe i thoshte që do të vras ty dhe një fëmijë tjetër që me sa duket ishte shoku i tij. Jemi tek Fusha e Aviacionit pranë pallateve të reja 12-katëshe.”, -ka thënë dëshmitari.
Më tej qytetari tregon se ka dëgjuar duke i thënë fëmijës: “do të vras, do të mbys!”.