Shqiptarët njihen për traditën e hedhjes së parave në ceremonite martesore. SHumë persona pasanikë nuk kursehen duke hedhur shuma të mëdha. Në shumë video të dasmave të politikanëve dhe VIP-ave kemi parë se si paratë hiden “lumë’.
Trendi i hedhjes së parave pa kontroll po vazhdon të rritët nëpër dasmat kosovare.
Kujtojmë se dje nëpër të gjitha mediat qarkulloi video e martesës së djalit të Shyhrete Behlulit, aty shihej se si burri i Shyhretës mbuloi me para nusën e djalit.
Sot, Gazeta Express ju sjell një video nga fshati Marmull i Gjakovës në të cilën shihen shuma të mëdha parash që u janë hedhur këngëtarëve./Express/a.m.