VIDEO e kryegjyqtares/ Të tjera imazhe, me timon anglez, gishtin e mesit lart, ILD kërkon pezullim

Në një kohë kur ka nisur hetimi disiplinor ndaj kryegjyqtares së Elbasanit Enkeleda Kapedani, të tjera video kanë dalë në dritë. Në videot e publikuara së fundmi në rrjetin social TikTok shfaqet kryegjyqtarja duke bërë “paradë mode”. Në disa video të tjera duket teksa drejton makinën dhe ekspozon veshjet e saj.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani ka dorëzuar në KLGJ kërkesën për pezullim dhe shkarkim nga detyra të magjistrates së Elbasanit Enkeleda Kapedani. Sipas ILD, veprimet e Kapedanit diskreditojnë rëndë figurën e gjyqtarit.

Kërkesa vjen pas publikimit të një sërë videosh që gjyqtarja kishte publikuar në rrjetin social ‘tik tok’ si në zyrën e saj në Gjykatën e Elbasanit, ku ishte nënkryetare në detyrë, ashtu dhe në ambiente të tjera.

Ajo mohoi publikimin e videove dhe ekzistencën e profilit të saj në “tik tok”. BW

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com