• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ambasadori Soreca: Sa më shpejt të nisim bisedat për anëtarësim, aq më shumë do goditet krimi i organizuar!

by Java News
01/06/2021 22:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca thotë se fillimi i bisedimeve për anëtarësim do të përshpejtojë përballjen e drejtësisë me krimin e organizuar dhe peshqit e mëdhenj në Shqipëri.

Në një intervistë me gazetarin Lutfi Dervishi, në emisionin Përballë, Soreca tha:

“Është një çast i rëndësishëm, sepse kjo do ta lejojë Shqipërinë, domethënë agjencitë e BE-së, që të përshpejtojnë nivelin e ndërhyrjeve, por edhe mënyrat e ndërhyrjeve. Kështu që sa më shpejt që të fillojmë bisedat për anëtarësim, aq më shumë do ta godasim krimin e organizuar dhe pasuritë që janë krijuar në formë të jashtëligjshme. Kështu që unë shoh një përshpejtim të shpejtë pasi të fillojnë këto bisedime”

Ambasadori Soreca foli edhe për rezultatet e para të konceptit “Ndiq paranë” që sipas tij po shënjon pikënisjen e luftës me krimin dhe pasuritë e jashtëligjshme.

“Ju ndoshta e mbani mend që në intervistën tonë të parë ne kemi folur për konceptin “Ndiq paranë”. Kjo gjë po ndodh tashmë. Besoj që ju ku i keni vënë re disa raste, edhe raste të një profili të lartë, ku sekuestrimi dhe konfiskimi i aseteve, i pasurisë që është arritur me origjinë të jashtëligjshme, po punohet, edhe SPAK-u edhe BKH-ja po punojnë edhe më shumë për këtë çështje.

Prokurori i Përgjithshëm Olsion Çela ka instruktuar prokurorët që të përqendrohen te konfiskimi. Dhe siç e dini, ju e njihni edhe vetë, për mua kjo është pikënisja, pikënisja e luftës, e goditjes së krimit të organizuar dhe të pasurisë së jashtëligjshme. Pra, kjo po ndodh gjithnjë e më shumë, çdo ditë.”- tha Soreca në Përballë. RTSH

Next Post
Rekuiem për mësuese Margaritën/ Frymëzim i këngës “E ndaluar të vdesësh” i Ermal Metës ndërroi jetë

Rekuiem për mësuese Margaritën/ Frymëzim i këngës “E ndaluar të vdesësh” i Ermal Metës ndërroi jetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestues të Vetëvendosjes zbarkojnë nga Kosova në Tiranë, i bashkohen protestës kundër Ramës (VIDEO)

Protestues të Vetëvendosjes zbarkojnë nga Kosova në Tiranë, i bashkohen protestës kundër Ramës (VIDEO)

June 20, 2026
Protestuesi: Berisha është fajtori kryesor! Duhet të japin të gjithë dorëheqjen

Protestuesi: Berisha është fajtori kryesor! Duhet të japin të gjithë dorëheqjen

June 20, 2026
Raporti i “The Telegraph”: Botërori 2026 nën rrezik për manipulim ndeshjesh

Raporti i “The Telegraph”: Botërori 2026 nën rrezik për manipulim ndeshjesh

June 20, 2026
Njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS, Marjana Koçeku i bashkohet protestës në Tiranës

Njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS, Marjana Koçeku i bashkohet protestës në Tiranës

June 20, 2026
SHBA reagon sërish: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

SHBA reagon sërish: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

June 20, 2026
Protestuesi afat Ramës deri nesër për dorëheqje!

Protestuesi afat Ramës deri nesër për dorëheqje!

June 20, 2026
Ekspertët zbulojnë skandalin me topin e ri në Botëror!

Ekspertët zbulojnë skandalin me topin e ri në Botëror!

June 20, 2026
Deputetja e PS: Diaspora i besoi projektit të integrimit europian, morëm 122 mijë vota!

Deputetja e PS: Diaspora i besoi projektit të integrimit europian, morëm 122 mijë vota!

June 20, 2026
Balla ironizon protestën për Zvërnecin: Bufat kanë filluar ta ndjejnë veten si flamingo

“Kush i merr shqiptarët për budallenj do marrë faturën në zgjedhje”, Balla tregon si opozita po manipulon fotot me AI

June 20, 2026
Pamjet me dron/ Ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë

Pamjet me dron/ Ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë

June 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In