• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ E ke parë si është bërë “Samiu”? Veliaj jep lajmin për maturantët: Festën e diplomimit te palestra e re gjigante

by Java News
25/06/2022 13:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjimnazi “Sami Frashëri” do të çelë dyert për vitin e ri shkollor në muajin shtator. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar pamjet e gjimnazit në Facebook ku njofton se maturantët e këtij viti mbrëmjen e Maturës do ta bëjnë tek ambientet e palestrës së re.

“E ke parë si është bërë “Samiu”? Jam vërtet krenar për punën që kemi bërë aty dhe mezi pres të çelim dyert në shtator, për të gjithë ‘samistët’. Ama, për maturantët e këtij viti, kam një lajm të mirë: Mbrëmjen e Maturës do ta bëjmë te super palestra e re.
Kush vë bast kundër punës dhe progresit, është i humbur!”, shkruan Veliaj.

Kreyebashkiaku zhvilloi edhe një inspektim të fundit mbi ecurinë e punimeve, për të cilën tha se është qershia mbi tortë e projektit për ndërtimin e mbi 40 shkollave në Tiranë.

“Do jetë shkolla më e madhe dhe më e bukur në Republikën e Shqipërisë. “Sami Frashëri” u dëmtua nga tërmeti dhe fatkeqësisht u politizua. U them kolegëve të mi në anën tjetër të politikës: Mos vini bast kundër progresit, mos vini bast kundër së ardhmes, sepse është bast i humbur! Kush kacavirret për të bllokuar njëherë këndin e lojërave, pastaj një shkollë, e mandej një shesh, Pazarin, Kalanë e Liqenin, është i destinuar të humbë sepse qyteti është i destinuar të fitojë. Kjo shkollë ka prodhuar gjysmën e qeverisë sonë, por ka prodhuar edhe më shumë se gjysmën e opozitës sonë. Të zihemi për shkolla në vitin 2022, duke bllokuar punët publike, është një stil i vjetër i shëmtuar”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se nuk është aspak e hijshme të bllokohen punët e mira dhe cilësore.

“Të zihemi për shkolla në vitin 2022 është stili që mbajmë mend nga “Samiu” i viteve ‘96-’97-’98. Por, ajo ishte një Shqipëri tjetër, e cila jetonte me krizën e piramidave, që vuante nga izolimi i thellë. Këtë s’mund ta themi në vitin 2022. Vetëm kjo shkollë ka një kontribut të jashtëzakonshëm për emancipimin e vendit, përfshirë të gjithë krahët e politikës. Ndaj, është shumë e rëndësishme të ecim përpara, të sigurohemi që brezi i ri mëson nga gabimet e brezit tonë dhe brezit më përpara, për të mos penguar njëri-tjetrin dhe për të mos penguar progresin e qytetit dhe vendit tonë”, nënvizoi ai.

Kreu i Bashkisë tha se kjo do të jetë shkolla e së ardhmes, me kapacitet të shtuar, e që do i rrisë akoma më tepër vlerën zonës përreth. Veliaj dha lajmin e mirë për maturantët e gjimnazit “Sami Frashëri”, të cilët do të zhvillojnë ceremoninë e diplomimit në mjediset e e reja të shkollës së transformuar.

“Ne kemi vendosur një standard për shkollat e së ardhmes. Një apartament shitet më shtrenjtë dhe më shpejt kur ka afër diçka të bukur, sidomos kur ajo është shkollë. Lajmi i mirë për të gjithë maturantët që diplomohen këtë vit, të cilët janë brezi i tërmetit dhe i pandemisë, që mësimin e kanë kryer në shkolla të tjera, është se mund ta bëjnë festën e diplomimit te palestra e re gjigante e ‘Sami Frashërit’. Ndërsa, ceremoninë e përurimit do ta kemi në shtator, kur të hapet viti i ri arsimor”, përfundoi Veliaj.

g.kosovari

Next Post
FOTO/ 79-vjeçari ekzekuton bashkëshorten 21-vjeçare në mes të restorantit

FOTO/ 79-vjeçari ekzekuton bashkëshorten 21-vjeçare në mes të restorantit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbi 1 mijë miliardë euro dhe taksa për koorporatat, Von der Leyen prezanton buxhetin e BE-së

“BE i rezistoi presionit amerikan”, Presidentja e KE-së: Qëndruam të bashkuar dhe të fortë

January 23, 2026
Të burgosurit u përjashtuan nga zgjedhjet në Rrogozhinë/ Frrok Çupi: KQZ goditi të drejtën e votës

Fjalë, fjalë…, por Ivanka trokiti në derë

January 23, 2026
“Shqipëria është magjike”, Ivanka Trump ndan sërish pamje nga bregdeti shqiptar

“Shqipëria është magjike”, Ivanka Trump ndan sërish pamje nga bregdeti shqiptar

January 23, 2026
Trump shpjegon mavijosjen në dorën e majtë: Më ra…

Trump shpjegon mavijosjen në dorën e majtë: Më ra…

January 23, 2026
Operacioni në Durrës, policia: Në pranga dy persona, njëri prej tyre me rrezikshmëri të lartë

Sherr në një lokal në Lezhë, kapet nga policia vëllai i Arben Ndokës

January 23, 2026
Ambasadori britanik takon Brahon, diskutime mbi mbështetjen e Londrës për SPAK

Ambasadori britanik takon Brahon, diskutime mbi mbështetjen e Londrës për SPAK

January 23, 2026
Berisha refuzon bashkëpunimin me PS: Do bëjmë reformën tonë territoriale!

Berisha refuzon bashkëpunimin me PS: Do bëjmë reformën tonë territoriale!

January 23, 2026
Konferencë në përkujtim të Janullatos/ Kryepiskopi Joan: Personalitet unik, forcoi besimin dhe rolin e Kishës Ortodokse

Konferencë në përkujtim të Janullatos/ Kryepiskopi Joan: Personalitet unik, forcoi besimin dhe rolin e Kishës Ortodokse

January 23, 2026

24 Janari, asgjë ndryshe në Tiranë

January 23, 2026
Juristi Dervishaj për “Ballukun” në GJK: SPAK dështoi në argumentimin kushtetues

Juristi Dervishaj për “Ballukun” në GJK: SPAK dështoi në argumentimin kushtetues

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In