• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO E GRABITJES / Si u morën në Tiranë 60 telefona në 2 minuta

by A R
25/11/2017 17:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këto janë pamjet e momentit kur një grup hajdutësh thyejnë një dyqan kompjuterësh e telefonash në rrugën “Sulejman Delvina”, pranë shkollës “Vasil Shanto”, në kryeqytet.

Ngjarja ndodhi duke u gdhirë dita e martë me 21 Nëntor, ndërsa e gjithë grabitja ka ndodhur 1 minutë e 46 sekonda. Kompanisë private të sigurisë i duheshin së paku 5 minuta të mbërrinte në vendin e ngjarjes.

Autorët futen në dyqan dhe i drejtohen direkt banakut, ku edhe ndodhen telefonat celularë. Madje ata zbulojnë edhe një vend sekret ku mbaheshin telefonat e shtrenjtë apo të klientëve që i kishin sjellë për riparim.

Të maskuar me bluzë me kapuç, të pajisur me dorashka për të mos lënë gjurmë, si dhe me një çantë për të futur sendet, keqbërësit mundën të merrnin mbi 60 telefona si dhe disa tabletë.

Këto janë dy nga fotot e fiksuara nga kamerat e sigurisë, ku një prej autorëve përpiqet që të shohë nëse kamerat sigurisë arrijnë ata dallojnë.

Autorët më pas u larguan me një automjet tip “Ford Eskort”.Pronari denoncoi vjedhjen e 60 telefonave dhe disa tabletave, por policia në njoftimin zyrtar për pajisjet e grabitura thotë se janë vetëm 20 telefona. Vjedhje të tilla të ngjashme janë regjistruar në disa dyqane të kësaj zone. Në asnjë prej këtyre rasteve, policia nuk ka mundur të identifikojë autorët e krimit.

Next Post
Amazon e bën Jeff Bezos me 100 miliardë dollarë

Amazon e bën Jeff Bezos me 100 miliardë dollarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com