Tony Harrison që punon në kapjen e gjarpërinjve në Brisbane të Australisë, ka filmuar betejën e dy pitonëve.
Videoja afro katër minuta shfaq pitonët e mbështjellur në trupin e njëri-tjetrit, ku në një moment Harrison u afrohet për t’i ndarë, por duke parë rrezikun vendosë të largohet.
Pamjet janë bërë virale në internet, ndërsa nuk dihet se kush fitoi betejën, pasi videoja ndalet dhe nuk dihet fundi./a.ç