Mediat koreano-jugore kanë publikuar pamjet e transportimit me helikopter për në spital të ushtarit të Koresë së Veriut, i cili u qëllua me armë pasi u arratis nga shteti i tij.
Kirurgu që i shpëtoi jetën ushtarit koreano-verior thotë se pacienti ishte bërë shosh nga plumbat dhe po humbiste shumë gjak. Mjeku zbuloi gjithashtu se trupi i ushtarit ishte i mbushur me parazitë të hepatit B.
“Shenjat jetike i kishte shumë të paqëndrueshme, po vdiste nga presioni i ulët i gjakut”, thotë kirurgu.
Mjeku nxorri nga trupi i tij parazitë rreth 25 centimetër, që sipas tij janë shkaktuar nga kequshqyerja dhe mungesa e higjienës në Korenë e Veriut.
“Në karrierën tim 20-vjeçare si kirurg, diçka të tillë e kam parë vetëm në librat e shkollës”, tha Dr.Lee. Ky i fundit e quajti mrekulli faktin që ushtari mundi të mbijetonte dhe tashmë është jashtë rrezikut për jetën.