• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ E bija i kërkon ndihmë të atit për fëmijën e saj…”Sa të jem gjallë unë, fëmitë e tu nuk shkojnë në jetimore”

by Java News
12/03/2017 17:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Afrimja ka humbur bashkëshortin shumë vite më parë. Atëherë i kërkuan që dy djemtë e saj t’i çonin në jetimore.

 38 vjeçarja tashmë e martuar me një italian, erdhi posaçërisht nga Italia në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare” moderuar nga Ardit Gjebrea për t’i dhënë babait të saj një mesazh.

“Në vitin 1991 bashkë me familjen vijmë në Tiranë pasi ne jetonim në Bajram Curri. Në vitin 1993 dashurohem me një djalë dhe në vitin 1995 lind djali i parë. Në vitin 1999 lindi djali i dytë. Në vitin 2002 fillon historia, tragjedia ime, ku më vdes burri. Unë isha 23 vjeçe dhe ngela vetëm bashkë me dy djemtë e mi. Nuk kisha as shtëpi në atë kohë rrija me qira. Madje nuk do ta harroj kurrë kur vjehrri më tham, që t’i çoja fëmijët në jetimore. Kur e mori vesh babai im këtë gjë tha, që jam gjallë unë dhe sa të jem gjallë nuk i lë fëmijët e vajzës time në jetimore.”

Afrimja rrëfen në studio për kalvarin e vështirësive që ka hequr gjatë atyre viteve. Më pas një shoqja e saj që jetonte në Itali, e fton atë për t’u nisur drejt shtetit italian dhe të krijonte një jetë më të mirë aty.

“Nisem drejt Italisë. Edhe atje katër vjet vuajtje se nuk njihja njeri, nuk kuptoja gjuhën. Unë haja një herë në ditë bukë, vetëm që të kurseja para për t’i nisur drejt Shqipërisë tek fëmijët. Shpeshherë doja të kthehesha në Shqipëri, pasi edhe atje ishte e vështirë të mblidhje para. Më pas atje njoha një zotëri Massimon, me të cilin kam dy vite që jetoj dhe e falenderoj shumë pasi më ka ndihmuar si mua ashtu edhe fëmijët. Madje unë i kam treguar për historinë time dhe ai është prekur shumë nga kjo histori. Ai do të vij në Shqipëri për t’i bërë varrin burrit tim, pasi kam qenë me të tek varrezat.”

Afrimja ka ftuar babain e saj në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, por ajo ka edhe pak probleme me djalin e madh, pasi ai është disi agresiv me to dhe kapriçot e moshës e bëjnë atë dembel për të punuar. Ajo kërkon nga babai që t’ia mbushi mendjen djalit, që të kthejë rrugë pasi ai është personi më i afërt.

“Kam ardhur të të falenderoj shumë gjithçka që ke bërë për djemtë e mi. Në momentet që kam pasur nevojë ke qenë gjithmonë pranë meje. Të jam borxhlie për gjithë jetën. Tani që jam sistemuar dhe jam shumë mirë, kërkoj edhe diçka tjetër nga ty që të më ndihmosh që Xhoi të kthejë rrugë se jam shumë e lënduar nga ai këto kohë.”

“Do mundohem, të keqen babi! Mos ki merak! E kam pak të vështirë me Xhoin, por do t’i rri afër.” /Tv Klan/

Next Post
Candreva i jep fitoren Interit në shtesa

VIDEO/ Interi "shkatërron" portën e Etrit Berishës... rezultati 7-1

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In