• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO/ “Dyshohet se ishte nisur për të kryer vrasje, ose…”- Pranga 27-vjeçarit në Kurbin. Iu gjet kallashnikov, drogë, doreza e targa të vjedhura

by Java News
20/08/2021 10:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 27-vjeçar i cili dyshohet se mund të kryente një vrasje apo një grabitje me armë është ndaluar në kohë edhe është vënë në prangat e policisë së Kurbinit.

Policia tha se i arrestuari është shtetasi Armando Marashi, 27 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin, me precedentë të mëparshëm kriminal, në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe të vjedhjes dhe i shpallur në kërkim policor nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, i dyshuar për veprën penale të vjedhjes me anë të mashtrimit.

Gjatë kontrollit në automjet ë riut iu gjet një armë zjarri automatik, një krehër me 30 fishekë, municion luftarak, një pala targa automjeti të denoncuara të vjedhura në Tiranë, lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, si dhe sende të tjera të kundërligjshme, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

“Në bashkëpunim me Prokurorinë , strukturat hetimore të DVP Lezhë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti pasi nga informacionet e marra në rrugë operative dyshohet se ky shtetas mund të kryente vepër penale në fushën e krimeve ndaj personit apo të vjedhjes me armë”, thekson Policia.

Njoftimi nga Policia e Kurbinit:

Me kallashnikov, drogë, doreza e targa të vjedhura, 27-vjeçari në Range Rover i shpallur në kërkim më parë, kapet e vihet në pranga nga Policia e Kurbinit.

Policia parandalon një ngjarje të mundshme kriminale.

Finalizohet operacioni policor “Ndërhyrja në Kohë”.

Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Kurbin në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Lezhë.

Sekuestrohen armë zjarri automatik, municion luftarak, lëndë narkotike, targa mjeti të vjedhura, një automjet dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Vihet në pranga 27-vjeçari, me precedentë të mëparshëm kriminal.

Shërbimet e Policisë Kurbin, në zbatim të planit të masave për mbajtjen nën kontroll të personave me tendenca kriminale, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri pa leje, kanë intensifikuar punën dhe si rezultat i kontrolleve të shtuara, mbi bazën dhe të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga Polica e Kurbinit, për një shtetas në kërkim, i cili qarkullonte dhe me armë zjarri në automjet, kanë organizuar punën duke finalizuar operacionin policor të koduar “Ndërhyrja në Kohë”.

Në kuadër të operacionit u kap dhe u ndalua shtetasi Armando Marashi, 27 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin, me precedentë të mëparshëm kriminal, në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe të vjedhjes dhe i shpallur në kërkim policor nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, i dyshuar për veprën penale të vjedhjes me anë të mashtrimit.

Gjatë kontrollit në automjet u gjet një armë zjarri automatik, një krehër me 30 fishekë, municion luftarak, një pala targa automjeti të denoncuara të vjedhura në Tiranë, lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, si dhe sende të tjera të kundërligjshme, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Armando Marashi, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”,” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja”.

Në bashkëpunim me Prokurorinë , strukturat hetimore të DVP Lezhë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti pasi nga informacionet e marra në rrugë operative dyshohet se ky shtetas mund të kryente vepër penale në fushën e krimeve ndaj personit apo të vjedhjes me armë.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Next Post
“Kam ardhur në këtë botë lakuriq”, Britney Spears shpjegon arsyen pse poston foto topless

"Kam ardhur në këtë botë lakuriq", Britney Spears shpjegon arsyen pse poston foto topless

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Meraku i tij janë familja dhe fëmijët”, Ndreca: Veliajt iu ndalua komunikimi me të afërmit

October 28, 2026
“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

October 28, 2026
Persekutimi gjyqësor ndaj Veliajt, pse dhëndri i Berishës gjykohet në liri me të njëjtat akuza!

Pse u transferua Veliaj në burgun e Fierit? Gazetarja zbulon çfarë do të ndodhë gjatë 10 ditëve të ardhshme

October 28, 2026
Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

October 28, 2026
Putin e cilëson Elon Musk “gjeni të vërtetë”: Jemi në kontakt të ngushtë me të

Putin e cilëson Elon Musk “gjeni të vërtetë”: Jemi në kontakt të ngushtë me të

October 28, 2026
“Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin

“Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin

October 28, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, dalin audioregjistrimet: Kontrollori lejoi trenat të lëviznin pa konfirmuar distancën e sigurisë

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, dalin audioregjistrimet: Kontrollori lejoi trenat të lëviznin pa konfirmuar distancën e sigurisë

October 28, 2026
Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor (VIDEO)

Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor (VIDEO)

October 28, 2026
Flavio Bolsonaro falenderon Trumpin dhe premton të drejtojë opozitën braziliane nga SHBA

Flavio Bolsonaro falenderon Trumpin dhe premton të drejtojë opozitën braziliane nga SHBA

October 28, 2026
“40% e shqiptarëve në kufijtë e varfërisë”, Zogaj: Paketa e Ramës duket si improvizim, taksat rrezikojnë punësimin

“40% e shqiptarëve në kufijtë e varfërisë”, Zogaj: Paketa e Ramës duket si improvizim, taksat rrezikojnë punësimin

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In