Kryeministri aktual i Serbisë Aleksandër Vuçiç, i cili ka qenë që herët pjesë e politikës serbe, ka folur më 1995 në parlament lidhur me konfliktin në Bosnje.
Vuçiç, në atë kohë, në foltoren e parlamentit ka thënë se nëse “NATO vret një serb, ushtria serbe do të vrasë 100 myslimanë”.
Një gjë të tillë, deklaratat e së shkuarës, Vuçiçit ia ka kujtuar sot edhe lideri i Partisë Demokratike të Serbisë, Boris Tadiç.
Tadiç, duke komentuar incidentin e sotëm në Srebrenicë, tha se sulmi ishte për shkak të mllefit të familjarëve kundrejt Vuçiçit, i cili ka qenë vartës i politikanëve serbë që kryen masakrat.
https://www.youtube.com/watch?v=Mnzu3Zxw4ak