• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

VIDEO/ DW: Rreth 100 të rinj shqiptarë ikën në Siri për t’iu bashkuar ISIS

by Java News
11/02/2018 20:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Transmetuesi i mirënjohur ndërkombëtar gjerman Deutsche Welle (DW), i ka kushtuar një kronikë të zgjeruar predikuesve radikalë të islamit në Shqipëri.

Sipas hulumtimeve, mbi 100 të rinj shqiptarë janë nisur për të luftuar për ISIS-in në Siri dhe Irak. Rreth gjysma e tyre raportohen si  të vrarë, zhdukur apo që nuk dëshirojnë të kenë asnjë kontakte me vendin.

DË  ka vizituar burgun e Fushë-Krujës ku ka biseduar me disa prej personave që vuajnë dënimin për terrorizëm.

Të ashtuquajturit “klerikë” myslimanë, edhe pse gjenden prapa hekurave, ende përkrahin militantët e “shtetit islamik”.

Ata nënvizojnë se duhet të ishin të parët që të shkonin në vatrat e luftës për të mbrojtur popullsinë myslimane nga forcat e NATO-s dhe ushtria e presidentit sirian Bashar Al-Assad.

 

Një prej tyre është edhe Fadil Myslimani i cili sipas vendimit të gjykatës rezulton se përmes propagandës fetare ka frymëzuar disa shqiptarë që të  ndjekin  rrymën tekfiriste dhe salafiste  të islamit për t’u përfshirë në luftimet e xhihadistëve në Siri.

“Shteti islamik kërkon që të vendosë drejtësi në tokë dhe të sundojë ligji i zotit. Nuk është terrorizëm. Kjo është kërkesa jonë e vetme. Ai u krijua për të hedhur poshtë diktatorin  Basharal–Assad ku edhe  prindërit e gjyshërit e tij kanë drejtuar po me të njëjtën mizori. Pse nuk përdoret termi terrorizëm i krishterë, budist por veç islam? Nuk ndjehet SHBA dhe Evropa për këtë,” ka rrëfyer Fadil Myslimani për televizionin ndërkombëtar gjerman Deutsche Welle.

Reporterët vizituan edhe fshatin Leshnicë të Pogradecit, i cili u shndërrua në një bazë të islamit radikal në Shqipëri.

Duket se sot gjithçka ka përfunduar dhe banorët i janë rikthyer jetës normale. Ata që vuajnë ende janë familjarët e personave të zhdukur që morën rrugën për në Siri.

Të gjendur të pashpresë për t’i parë sërish, ata apelojnë për rikthimin e tyre.

Kryeplaku i fshatit Vladimir Lipo tregon se personat që ikën nga fshati për të luftuar në Siri nuk kanë qenë problematikë duke shprehur habi se si ata mundën të binin pre e islamit radikal.

Gazeta “TemA” shoqëroi grupin e xhirimit të DW ku gazetari Andrea Danglli solli paralelisht edhe  tre rrëfime ekskluzive në print dhe online të personave që vuajnë dënimin.

Ndërkohë më poshtë mund të ndiqni materialin e plotë të pregatitur në varjantin audio-video.

Next Post
Denoncimi i Berishës: “Në Vlorë trafikohen sërish për 1500 Euro!”

Denoncimi i Berishës: “Në Vlorë trafikohen sërish për 1500 Euro!”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve

“Pagat po rriten nga mungesa e stafit”- Banka e Shqipërisë: Emigrimi po zbraz tregun e punës!

November 13, 2026
URDHRI/ Zgjedhjet vendore, PD nuk pret bashkimin dhe nis kërkimin për kandidatët! Udhëzimi surprizë për strukturat

Zbardhen të gjitha propozimet e PD-së për Reformën Zgjedhore, ja 8 fushat ku kërkon ndryshime (E plotë)

November 13, 2026
Presidentja Justina Shiroka-Pula: SHBA mbetet partner strategjik i pazëvendësueshëm i Kosovës!

Presidentja Justina Shiroka-Pula: SHBA mbetet partner strategjik i pazëvendësueshëm i Kosovës!

November 13, 2026
Strehim social për 7 mijë familje shqiptare! Miratohet në Komision projektligji për kreditë e buta, përfshihen edhe të prekurit nga tërmeti

Strehim social për 7 mijë familje shqiptare! Miratohet në Komision projektligji për kreditë e buta, përfshihen edhe të prekurit nga tërmeti

November 13, 2026
Shqipëria në ankth për Vazon e 3-të, ja çfarë duhet të ndodhë që kuqezinjtë të shmangin një short më të vështirë në EURO 2028

Shqipëria në ankth për Vazon e 3-të, ja çfarë duhet të ndodhë që kuqezinjtë të shmangin një short më të vështirë në EURO 2028

November 13, 2026
Shiti të dhënat personale të 18 mijë personave në SHBA, ja me sa vite burg u dënua Shpend Sokoli nga GJKKO

EMRAT/ Akuzohen se trafikuan 7,5 tonë drogë, GJKKO rrëzon kërkesat dhe lë në qeli 4 anëtarët e grupit të njohur kriminal!

November 13, 2026
VIDEO/ Nga ndjekja në mes të rrugës duke qëlluar me armë, te përplasja e makinës së “rivalit”, dënohet me 15 vite burg shqiptari në Angli (Emri)

VIDEO/ Nga ndjekja në mes të rrugës duke qëlluar me armë, te përplasja e makinës së “rivalit”, dënohet me 15 vite burg shqiptari në Angli (Emri)

November 13, 2026
U përlesh me Policinë dhe shkatërroi ambientet e Komisariatit nr. 2, kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në ish-“Bllok”

U përlesh me Policinë dhe shkatërroi ambientet e Komisariatit nr. 2, kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në ish-“Bllok”

November 13, 2026
Paralajmërimi/ Kujdes merrni masat në orën 19:00! I gjithë vendi përfshihet nga moti i keq

Moti i keq/ Nesër reshje shiu e shtrëngatë, e diela me surpriza! Ja parashikimi i moti për ditët në vijim

November 13, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimin e naftës, Brent ngjitet në 93 dollarë për fuçi

Tregu botëror i naftës drejt stabilizimit, oferta pritet të tejkalojë kërkesën në tremujorin e fundit të vitit!

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In