Disa autobusë të vjetër, jashtë përdorimit, të parkuar në zonën e Fllakës në Durrës janë përfshirë nga flakët.
Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit, të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit.
Sipas autoriteteve, nuk ka rrezik për përhapjen e flakëve në zonë.
Aktualisht nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, ndërsa Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për dokumentimin e rastit.










