Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit njoftoi mëngjesin e sotëm se do të shembte me shpërthim të kontrolluar një pallat 9 katësh në Durrës i cili ishte i dëmtuar nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019. Pak minuta më parë pallati sapo u shemb dhe tymi mbuloi të gjithë lagjen përreth.
Në trupin e objektit u hapën 1100 furnela dhe u vendos një sasi prej 40 kg lëndë plasëse.
Bashkia Durrës kërkoi nga banorët dhe bizneset afër të largoheshin, madje të siguronin pajisjet e brendshme t’i ulnin poshtë si dhe të linin dritaret e dyert hapur. ‘Balkanweb’ ka siguruar video nga momenti i shpërthimit./a.p