• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

(VIDEO) Durrës/ Prangoset banda e grabitësve të banesave, publikohen emrat

by Java News
21/04/2017 09:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Rezart Hyskolli dhe Gentjan Kala janë dy personat e kapur nga policia e Durrësit pasi akuzohen se kryenin vjedhje banesash në lagje të ndryshme të qytetit. Autorët akuzohen për vjedhjen e 18 banesave në harkun kohor të 6 muajve.

Në kuadër të operacionit të koduar është bërë arrestimi i 29 dhe 30-vjeçarit, si dhe janë shpallur në kërkim dy bashkëpunëtor të tyre. Gentjan Kala ka qenë i dënuar më parë për vjedhje , aktualisht me masë sigurie”Arrest shtëpie”për veprën penale”Vjedhja”.

Në kërkim janë shpallur S.T. 27 vjeç, banues në Tiranë, dhe D.I. 24 vjeç, po banues në Tiranë. Të arrestuarit janë kapur në kushtet e flagrancës duke vjedhur banesat e shtetaseve L.B. në lagjen Nr.1 Durrës dhe R.B. në lagjen Nr.6 Durrës.

Gjithashtu, Specialistët për Hetimin e Krimeve në sajë të veprimeve hetimore të specializuara kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e 18 vjedhjeve të dyshuara të kryera nga shtetasit e mësipërm, në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit, konkretisht:

Vjedhjet e kryera

1. Më datë 01.11.2016, në lagjen Nr.6, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit Ll. R. 59 vjeç, ku kanë marrë 1 000 € dhe disa bizhuteri.

2. Më datë 18.11.2016, në lagjen Nr.17, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit Q.Ç. 65 vjeç, ku kanë marrë 83 000 lekë.

3. Më datë 24.11.2016, në lagjen Nr.1, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetases M.Sh. 51 vjeçe, ku kanë marrë 100 000 lekë dhe disa bizhuteri.

4. Më datë 27.12.2016, në lagjen Nr.1, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit H..L. ku kanë marrë 1 Televizor.

5. Më datë 01.01.2017, në lagjen Nr.6, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit D.Ç. 46 vjeç, ku kanë marrë 1 300 000 lekë dhe disa bizhuteri.

6. Më datë 07.02.2017, në lagjen Nr.5, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit G.T. 43 vjeç, ku kanë marrë 40 000 lekë dhe 400 €.

7. Më datë 22.02.2017, në lagjen Nr.7, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit A.Sh. 65 vjeç, ku kanë marrë dy televizorë.

8. Më datë 06.03.2017, në lagjen Nr.12, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit B.A. ku kanë marrë sende me vlerë rreth 225 000 lekë.

9. Më datë 08.03.2017, në lagjen Nr.17, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit A.V. 27 vjeç, ku kanë marrë disa bizhuteri dhe një lap-top.

10. Më datë 09.03.2017, në lagjen Nr.18, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit S.K. 50 vjeç, ku kanë marrë 100 000 lekë dhe disa bizhuteri.

11. Më datë 09.03.2017, në lagjen Nr.4, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit G.B. 39 vjeç, ku kanë marrë disa bizhuteri.

12. Më datë 15.03.2017, në lagjen Nr.9, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit M.S. 74 vjeç.

13. Më datë 23.03.2017, në lagjen Nr.5, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit S.L. 53 vjeç, ku kanë marrë dy televizorë.

14. Më datë 03.04.2017, në lagjen Nr.6, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetases Y.K. 52 vjeçe, ku kanë marrë disa oriendi shtëpiake.

15. Më datë 12.04.2017, në lagjen Nr.17, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit E.M. 34 vjeç, ku kanë marrë 50 000 lekë.

16. Më datë 14.04.2017, në lagjen Nr.1, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit A.L. 25 vjeç, ku kanë marrë disa bizhuteri.

17. Më datë 18.04.2017, në lagjen Nr.6, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit V.C. 54 vjeç, ku kanë marrë 80 000 lekë dhe disa bizhuteri.

18. Më datë 18.04.2016, në lagjen Nr.5, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit Z.Ç. ku kanë marrë 150 000 lekë dhe disa bizhuteri.

Mekanizmi i vjedhjeve

Autorët e dyshuar e kryenin veprimtarinë e tyre kriminale me thyerje të bravave të apartamenteve, me mjete të ndryshme si: çelësa të adoptuar, fisha alumini, flutura shtrënguese, kaçavida, çelësa anglez, doreza. Në këtë mënyrë ato hynin brenda në banesë dhe vidhnin sende me vlerë. Sendet e vjedhura I transportonin me dy automjete dhe I dërgonin në një banesë në lagjen Nr.13, Plazh.

Pas hetimeve të kryera në mënyrë të vazhdueshme është zbuluar se autorët kishin një apartament në lagjen Nr.13, Plazh, Durrës, ku pas kontrollit të ushtruar janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

• një armë zjarri pistoletë, model 54;
• gjashtë fishekë, model 54, kalibri 7.62 mm;
•një automjet tip Golf;
• një automjet tip Toyota;
• veglat me të cilat realizonin hapjen e dyerve duke thyer bravat (çelësa të adoptuar, fisha alumini, flutura shtrënguese, kaçavida, çelësa Anglez, dy palë dorashka);
• një sasi prej 130 000 lekë të reja;
•300 dollarë amerikane;
• 150 €;
•rreth 300 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva;
•bizhuteri të ndryshme si: 20 varëse, 50 unaza, 18 byzylyke, 60 palë vëthë, 10 medalione, 19 ora, 7 parfume, 6 telefona celularë, 6 karta komunikimi, 1 kamera, 2 aparatë fotografikë karte abonimi TV, Playstation etj. /ma.me

Next Post
Rama mbledh në Tiranë Samitin e Diasporës, të ftuar Nishani, Meta, Basha e Thaçi

Retorika boshe e bashkimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

September 18, 2026
Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

September 18, 2026
Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

September 18, 2026
“Nuk është verdikt përfundimtar!”- BE reagon para vendimit për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK: Respektoni verdiktin e Speciales, e drejta…!

Se për ta, liria e Kosovës ishte e para

September 18, 2026
25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

September 18, 2026
Orët e Tiranës

Orët e Tiranës

September 18, 2026
Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

September 18, 2026

“Po paguajmë shtrenjtë”, Erion Braçe kërkon të hiqen taksat që rëndojnë naftën

September 18, 2026
“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

September 18, 2026
Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com