• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

(VIDEO) Durrës/ Kandidatja e PD-së: Arsyeja pse im atë lavdëroi Edi Ramën

by Java News
05/06/2017 18:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fatbardha Kadiu është kandidate për deputete në listat e sigurta të PD në qarkun e Durrësit. Ajo është renditur e dyta në listë dhe kandidatura e saj është përfolur shumë për shkak se flitej se ajo rrjedh nga një familje e majtë, dhe këtë dyshim e përforcoi akoma më shumë takimi i babait të saj me kryeministrin Edi Rama vetëm dy ditë para se Kadiu të zyrtarizohet si kandidate e PD në Durrës.

Ajo është pedagoge në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, dhe në intervistën e parë të saj dhënë për gazetarin e dritare.net Isa Myzyraj, ajo rrëfen të vërtetën e takimit të babait të saj me Ramën, arsyet pse ajo e mbështetë PD, dhe punën e qeverisë në 4 vitet e shkuara.

Intervista:

Dritare.net: Zonja Kadiu ju jeni kandidate për deputete në listat e sigurta të PD, kur dhe pse jeni bërë anëtare aktive e kësaj partie?

Fatbardha Kadiu: Unë kam qenë pranë PD-së pranë ideve të saj. Por akoma më shumë, u afrova me PD-në në kauzën e saj për zgjedhje të lira e të ndershme. Aty si të thuash u takuam me PD-në. Jo rastësisht aspak, por na bëri bashkë kauza, që më dukej më e drejta e mbajtur ndonjëherë.

Po ashtu projekti i Lulzim Bashës për Republikën e Re, ku qytetari është në krye, dhe ai merr pushtetin, më është dukur gjëja më interesante në artikulimin politik të gjithë këtyre viteve. Pra jemi njohur dhe takuar me PD përmes ideve dhe vizioneve, në këtë rrugë u bëmë bashkë. Ndaj një vlerësim maksimal për programin ekonomik të zotit Basha, për uljen e taksave, për fokusimin tek zgjidhja, që është ekonomia, si motorri i vendit.

Dritare.net Figurat e reja të PD janë përfolur shumë, pse mendoni se ka pasur kaq reagim, qoftë negativ qoftë pozitiv?

Fatbardha Kadiu:Kandidimi i çdo figure të re është përfolur. Kjo është natyra  njerëzore e cila e ka të vështirë të ambientohet me ndryshimin.

Dritare.net: Jeni përfolur gjithashtu se jeni një familje e majtë, dhe këtë gjë e ka përforcuar më shumë takimi mjaft miqësor i babait tuaj me kryeministrin Edi Rama, vetëm pak ditë që ju të zyrtarizoheshit si kandidate për deputete në listat e PD.

Fatbardha Kadiu: Familja ime është e djathtë. Babai im është rekordmen dhe kampion noti. E gjithë jeta e tij është e lidhur me detin dhe notin. Babai im ka qenë prezent në çdo evenimet i cili lidhet me notin.

Dritare.net: Listat e reja të Bashës, ju duken optimiste dhe lista që mund t’i sigurojnë partisë suaj një mandat qeverisës?

Fatbardha Kadiu: Kam një vlerësim personal për ekipin e zotit Basha, qoftë duke parë se kush bën pjesë e saj, qoftë duke pasur besim tek vendimi i tij. Lista është një vendim i kryetarit të PD-së, dhe jam e bindur se aty ka një kombimin dhe harmonizim të elementëve, për ta bërë atë sa më përfaqësuese e sa më të suksesshme.

 

Dritare.net: Meqenëse jeni edhe pedagoge dhe jeni prekur drejtë për drejtë nga Reforma e Arsimit të Lartë. Basha ka deklaruar se një ndër vendimet e para të qeverisë së tij, do të jetë shfuqizimi i ligjit të arsimit të lartë, cili është qëndrimi juaj për atë ligj?

Fatbardha Kadiu:E mbështes absolutisht atë vendim, dhe gjithçka  tjetër që parashikon projekti i tij për arsimin, si fuqizimi i universitetit publik, rritja e rolit vendimmarrës së studentëve, mundësimi i arsimimit për ata që nuk kanë mundësi ekonomike, si dhe hartimi i ligjit të ri, në konsulencë të plotë e të hapur me botën universitare dhe akademike.

Dritare.net: Zonja Kadiu, si e vlerësoni punën e qeverisë Rama-Meta në 4 vitet e shkuara?

Fatbardha Kadiu:Një fakt domethënës për punën e tyre është se ata nuk po bëjnë një bilanc, i shmangen bilancit, i shmangen llogaridhënies se çfarë bënë në këto 4 vite. Me gjithë kërkesën e qytetarëve, të opozitës për të pasur një debat për bilancin, ju e shihni se ata i ikin, sikur të ishte një sëmundje. Premtimet e pambajtura që njihen nga të gjithë, janë 300 mijë vendet e punës, të pahapura sigurisht, shëndetësia e rrënuar, kur do të ishte falas, taksat e rritura, kur do të uleshin, çmimet e rritura, kur do të uleshin, çmimi i energjisë i rritur, kur do ulej. Pra, ata nuk kanë një bilanc, më saktë kanë një bilanc shumë negativ, dhe tani që erdhi dita për të dalë para gjykimit të popullit, ata fshihen, fabrikojnë teori nga më të ndryshmet për të shmangur pikërisht llogaridhënien.

Dritare.net: A mendoni se Administrata publike në 4 vitet e shkuara ka qenë më shumë politike apo mertitokrate?

Fatbardha Kadiu:Administrata ka qenë reflektim i vizionit që kanë pasur Rama dhe Meta, për të pasur sa më shumë pushtet në duart e tyre, e për të ndarë përfitimet me miqtë dhe klientelën./dritare.net

 

Next Post
Basha ashpërson tonet ndaj LSI dhe Metës: ‘SHPK-ja’ e ‘tregtarit të Venedikut’ do falimentojë

Basha: Me 18 maj, Rama firmosi kapitullimin e Republikës së Vjetër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 12 Shkurt 2026

February 11, 2026
Dhuna ndaj policëve në protestë, Koçiu: Autorët do dënohen maskimalisht!

Dhuna ndaj policëve në protestë, Koçiu: Autorët do dënohen maskimalisht!

February 11, 2026
NATO me hierarki të re? Europianët marrin përgjegjësitë që dikur ishin të amerikanëve

NATO me hierarki të re? Europianët marrin përgjegjësitë që dikur ishin të amerikanëve

February 11, 2026
Protestë në Durrës, banorët e prekur nga projekti “TID” përplasen me këshilltarët dhe policinë

Protestë në Durrës, banorët e prekur nga projekti “TID” përplasen me këshilltarët dhe policinë

February 11, 2026
7 muaj pa paga, punëtorët e sigurimit të Bankers Petroleum ngrihen në protestë

7 muaj pa paga, punëtorët e sigurimit të Bankers Petroleum ngrihen në protestë

February 11, 2026
Akuzohet për korrupsion në zgjedhje, Apeli i Posaçëm dërgon në qeli kryebashkiakun e Rrogozhinës

“Jam i burgosur politik”, Memolla pas dënimit: Familja ime ta ketë kokën lart. Të drejtën do e kërkoj deri në Strasburg

February 11, 2026
Çmontonin dhe shisnin pjesë makinash të kontrabanduara nga Britania, arrestohet 1 person, në kërkim bashkëpunëtori

Çmontonin dhe shisnin pjesë makinash të kontrabanduara nga Britania, arrestohet 1 person, në kërkim bashkëpunëtori

February 11, 2026
“Padrejtësi ligjore dhe historike”, avokati i Thaçit-gjykatësve: Këta burra duhet t’i prezumoni të pafajshëm, ua kërkon ligji!

“Padrejtësi ligjore dhe historike”, avokati i Thaçit-gjykatësve: Këta burra duhet t’i prezumoni të pafajshëm, ua kërkon ligji!

February 11, 2026
Abuzim me tenderat, SPAK dërgon në gjykim ish-kryetarin e Bashkisë Memaliaj

Abuzim me tenderat, SPAK dërgon në gjykim ish-kryetarin e Bashkisë Memaliaj

February 11, 2026
Reagimi i Ramës për protestën, Bardhi: Nuk na ndal as gazi lotsjellës as dhuna policore

Reagimi i Ramës për protestën, Bardhi: Nuk na ndal as gazi lotsjellës as dhuna policore

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In