Për kameran e një televizioni gjerman Shqipëria vendi i bukurive të egra, ku gjenden habitate nga më të ndryshmet dhe me vlera natyrore të padiskutueshme. Në faqen e vet ky televizion gjerman ka shkruar:
Wildes Albanien – Im Land der Adler
“Alpet Shqiptare janë të pasura me livadhe dhe pyje të larta, por është e vështirë për të hyrë atje. Një habitat ideal për shqiponjat arta. Nga perspektiva jonë, kamera i afrohet rajonit…”.
Ky dokumentar është një reportazh, që zgjat 43 minuta dhe kamera lëviz nga alpet e Shqipërisë, në Lagunën Divjak-Karavasta, në Dangëlli, Langaricë dhe deri në Butrint e Gjirokastër, duke i bashkuar në një etyd të vetëm gjithë bukuritë që krijon flora dhe fauna e egër e këtyre zonave.