Dita më e lumtur për Amir Rrahmanin! Ish-futbollisti i Partizanit dhe mbrojtësi i Kosovës, sot ka udhëtuar në Romë për të kryer vizitat mjekësore në Villa Stuart, teksa i shoqëruar nga agjenti i tij, Aliaj, do të hedhë firmën mbi kontratën që e lidh për katër vite me axurrët, për 1.8 mln euro në sezon.