Një djalë i ri ka tmerruar kalimtarët pranë “Kullave Binjake” në Tiranë pasi është parë me shishe alkooli në dorë mbi ndërtesë teksa dukej se po tentonte të hidhej.
Për disa minuta ai ka bërë xhiro mbi ndërtesë, madje edhe duke varur këmbët, por në fund është bërë e mundur zbritja e të riut.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe e ka shoqëruar djalin ne komisariat për të zbuluar më tej rrethanat e kësaj ngjarjeje që tronditi kalimtarët që e panë të gjithë këtë skenë. ma.me