Qytetarët që po zhvillojnë ditën e 58-të të protestës kanë nisur marshimin drejt Ministrisë së Brendshme.
Ndërkohë mes socialistëve që janë parë duke hyrë në godinën e Parlamentit është edhe Ulsi Manja.

Protesta e sotme përkon me seancën plenare në Parlament, e cila nis në orën 10:00. Policia e Shtetit ka marrë masa të shtuara sigurie, duke vendosur një perimetër të njëjtë me atë të seancës së së enjtes dhe duke angazhuar forca të shumta në zonën përreth Kuvendit.
Në gatishmëri janë vendosur edhe autobotë me ujë, ndërsa policia ka monitoruar lëvizjen e protestuesve gjatë tubimit.











