Duke u nisur nga sot kanë rënë temperaturat dhe ne ditet ne vijim mengjesi do te bjere edhe dy -tre grade me shume. Stina e dimrit kete vit do te jete e thate, meteorologia Tanja Porja e ftuar ne emisionin “Rudina”
Porja, tha se ky muaj rezulton me temperatura 2 gradë më të larta se një Nëntor normal.
“Përsa i përket muajit Dhjetor nuk presim një ndryshim të madh, por me karakteristika të Dhjetorit. Temperaturat do të jenë 1-1.5 gradë më të ngrohta se një Dhjetor normal, por kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë temperatura të ulëta, por parashikohet të jetë me difiçit në reshje”, tha Porja. /ma.me