• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO/ Dikur akuzonte policinë se donte ta eliminonte, ja pse u arrestua lezhjani

by A R
16/03/2018 13:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vendosjen e tyre para përgjegjësisë ligjore, policia e Lezhës ka ndaluar një shtetas i cili akuzohet për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Departamentin për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, Forcave Operacionale të DPP Shtetit dhe DVP Tiranë mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim kanë organizuar punën dhe falë reagimit të shpejtë dhe profesional bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

-Klodian Çypi, 31 vjeç, banues në Derven Krujë.

Shtetasi i lartpërmendur është shpallur në kërkim, pasi ndaj tij Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë me vendimin nr.150 datë 01.06.2017 ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” i dyshuar për “Kultivim i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, tre krehra me 22 fishekë, një fishek PMP Luger dhe një gëzhojë GFL.

Gjithashtu referohen në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë materialet në ngarkim të shtetases K.Sh., 32 vjeçe, banuese në Yzberisht Tiranë për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302 të Kodit penal.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi referohen në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 278 dhe 284/2 të Kodit penal.

Por Klodian Çypi nuk është emër i panjohur për policinë. Para dy vitesh ai pretendonte se policia ka tentuar ta vrasë tek mbikalimi i Patokut, pasi donin t’i faturonin grabitjen në Rinas.

Para dy vitesh, gazetari Artan Hoxha publikoi provat që i ka vënë në dispozicion shtetasi Klodian Çypi, i cili pretendonte se policia ka tentuar ta ekzekutojë pa paralajmërim në 1 korrik 2016, për t’i faturuar grabitjen e parave në Rinas.

Klodiani pretendonte në atë kohë se kanë tentuar ta ekzekutojnë duke qelluar në drejtim të makinës së tij për ta veshur me një krim që se ka bërë, dhe të pushohej çështja. Ai pretendon se nëse do të eliminohej, tre grabitjet e bankave do ti faturoheshin atij. Policia pretendon se do të ekzekutonte një urdhër ndalimi, por personi në fjalë nuk ka ndaluar dhe ata kanë tentuar ta eliminojnë./a.m.

Next Post
Atentati me silenciator në Tiranë, Xhafaj zbulon pistat e hetimit

Arrestimi i Frrokajt, çfarë paralajmëronte Xhafaj për abuzimet me pronat në Lezhë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestë masive në Madrid, kërkohen zgjedhje të parakohshme pas krizës së migrantëve në Ceuta

Protestë masive në Madrid, kërkohen zgjedhje të parakohshme pas krizës së migrantëve në Ceuta

September 26, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 27 Shtator 2026

September 26, 2026
Shpërthimi i fuqishëm në Greqi, kush janë shqiptarët që humbën jetën nën rrënoja

Shpërthimi i fuqishëm në Greqi, kush janë shqiptarët që humbën jetën nën rrënoja

September 26, 2026
Berisha: Sulmi i Ramës ndaj Joe Biden për dënimin e Thaçit është një paturpësi ekstreme

Berisha: Sulmi i Ramës ndaj Joe Biden për dënimin e Thaçit është një paturpësi ekstreme

September 26, 2026
Durrës/ Gripi i merr jetën 7-vjeçares, mbërriti në spital me temperaturë të ulët

U dërgua në spitalin e Durrësit pas rënies në kontakt me rrymën elektrike kur punonte në varkë, humb jetën 28-vjeçari nga Filipinet!

September 26, 2026
Formacionet: Klopp i beson surprizës së sezonit, Simeone i përgjigjet me një “asist nën mëngë”

Klopp i gëzuar për dënimin e Manchester City, Liverpool mund të fitojë dy tituj në Angli nga vendimi!

September 26, 2026
Nga 450 euro për çdo klandestin, si i rrezikoi durrsaku 10 sirianët gjatë manovrave me policinë

Po trafikonin 15 emigrantë me “Q7” drejt vendeve të BE, përplasen me makinat e Policisë në ndjekje! 2 në kërkim dhe një i proceduar, klandestinët u fshehën në…

September 26, 2026
VIDEO/ Ambasadori amerikan Eric Wendt nis zyrtarisht detyrën në Tiranë! Pas takimit me Begajn, të mërkurën me ministrin e Jashtëm dhe të premten ceremonia e prezantimit

VIDEO/ Ambasadori amerikan Eric Wendt nis zyrtarisht detyrën në Tiranë! Pas takimit me Begajn, të mërkurën me ministrin e Jashtëm dhe të premten ceremonia e prezantimit

September 26, 2026
Manchester City pret sanksionet, klubet e mëdha evropiane vënë në shënjestër Haaland

Manchester City pret sanksionet, klubet e mëdha evropiane vënë në shënjestër Haaland

September 26, 2026
Ish-agjenti i CIA u sugjeron amerikanëve të jetojnë në Shqipëri, Bustamante: Nëse do të doja të zhvendosesha në Evropë…

Ish-agjenti i CIA u sugjeron amerikanëve të jetojnë në Shqipëri, Bustamante: Nëse do të doja të zhvendosesha në Evropë…

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com