• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO/ Detaje e atentatit në Vlorë. Inez Hajrulla u kundërpërgjigj me zjarr. Kamerat kapin largimin e autorëve

by Java News
11/05/2019 10:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detaje të reja nga atentati dje në zonën e Lungomares në Vlorë ku objektiv ishte Inez Hajrulla, një personazh i njohur për drejtësinë. Deri tani policia ka shoqëruar 20 persona për t’u marrë në pyetje, ndërsa janë sekuestruar edhe kamerat e bizneseve për të identifikuar autorët.

Në makinën tip Land Rover, që nga hetimet rezultoi të ishte me targa të vjedhura ku dhe janë sekuestruar dy automatikë të djegur kanë qenë katër persona.

Fillimisht njëri nga katër personat që kanë qenë në makinë ka qëlluar në drejtim të tavolinës ku ishte ulur Inez Hajrulla së bashku me personat e tjerë. Por duke parë që plumbat nuk e kapën, një tjetër ka zbritur nga makina dhe i është afruar duke qëlluar, por Inez Hajrulla është kundërpërgjigjur me zjarr.

Por një video e kamerave të sigurisë ka kapur momentin e largimit të autorëve të dyshuar të atentatit ndaj Inez Hajrullahut mesditën e së premtes në Vlorë.

Në video, shihet makina ‘Land Rover’ teksa largohet nga një rrugë dytësore pas atentatit ku mbeti i plagosur një person.

Policia e Vlorës dyshon se brenda mjetit janë tre persona të dyshuar si autorë.

Kush është Inez Hajrullah – Ai dyshohet si pjesë e grupit kriminal të përfshirë në dosjen e zhdukjeve të bujshme në qytetin bregdetar. Hajrullah në vitin 2017 mbeti i plagosur rëndë si pasojë e një atentati me eksploziv në makinë.

Poshtë pjesës së përparme të makinës që drejtohej nga i riu ishte vendosur një sasi rreth 300- 500 gramësh tritol.

Makina shpërtheu pasi mjeti kishte bërë vetëm pak metra pasi kishte dalë nga një lavazh. Lënda plasëse ishte e pajisur me fitil të lidhur me motorin e mjetin, i cili ka shërbyer edhe si ndezës. Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm sa mjeti ka ecur për inerci edhe rreth 70 metra të tjera dhe është përplasur me një makinë të dytë.

Ngjarja u shënua paraditen e 27 nëntorit 2017 pranë godinës së Institutit të Sigurimeve Shoqërore në lagjen ”Hajro Çakërri”, tek Bishti i Kalldrëmi në një kohë kur në zonë kishte kalimtarë të shumtë të cilët kanë kaluar momente paniku.

Sipas burimeve Hajrullahu humbi një këmbë për shkak të plagëve.

g.kosovari

Next Post

Zgjedhjet/ PS zyrtarizon kandidatët për 59 bashki, dilema për Peqinin dhe Hasin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Braçe reagon pas vendimit të Bordit: Mos vallë na kanë grabitur te ky çmimi ‘neto’ pa taksa i naftës?

March 26, 2026
Pjesa e parë Poloni 0 – 1 Shqipëri! Arbër Hoxha shënon në Varshavë

Pjesa e parë Poloni 0 – 1 Shqipëri! Arbër Hoxha shënon në Varshavë

March 26, 2026
Përshkallëzohet lufta në Lindjen e Mesme, përfshihet edhe Evropa

Paralajmërimi i fortë i gazetares: Pas një jave do shihni se ç’sjell lufta në Shqipëri

March 26, 2026

Rrugë pa strategji: paradoksi i aksit dytësor Tiranë–Vorë

March 26, 2026
Misteri pse Kosta Trebicka shkoi vetëm për gjueti/ Zbulohen dëshmitë dhe dyshimet e miqve: Sa herë që vinte në Maliq takohej…

“Mjekët që bënë autopsinë e Kosta Trebickës shoqëroheshin me Sali Berishën”

March 26, 2026
“LaCivita me pagesë, pa para s’vinte kurrë”, Gary Kokalari: 1 miliardë dollarë korrupsion i Berishës, pse s’vepron SPAK!

“Berisha dhe djali i tij po operonin në fshehtësi”, Kokalari: Si më kontaktoi Kosta Trebicka!

March 26, 2026
Turqia, një hap drejt botërorit, mposhti Rumaninë në gjysmëfinalen e playoff-it, tani sytë nga Kosova

Turqia, një hap drejt botërorit, mposhti Rumaninë në gjysmëfinalen e playoff-it, tani sytë nga Kosova

March 26, 2026
Luhet për ëndrrën e “Botërorit 2026”/ Starton sfida Poloni-Shqipëri, shkelmohet topi i parë në Varshavë

Luhet për ëndrrën e “Botërorit 2026”/ Starton sfida Poloni-Shqipëri, shkelmohet topi i parë në Varshavë

March 26, 2026
Si e presin tifozët Kombëtaren kuqezi gjatë daljes në fushën e blertë në Varshavë (VIDEO)

Si e presin tifozët Kombëtaren kuqezi gjatë daljes në fushën e blertë në Varshavë (VIDEO)

March 26, 2026
Gjithçka gati për duelin historik me Poloninë, lojtarët kuq e zi zbresin në fushë

Gjithçka gati për duelin historik me Poloninë, lojtarët kuq e zi zbresin në fushë

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In