Deputetët demokratë janë përplasur me punonjësit e gardës që në hyrje të sallës së Kuvendit,. Siç shihet edhe nga pamjet, pasi Berisha ka kërkuar që të hyjnë deputetët e tjerë ka pasur një përplasje të mes Gazment Bardhit dhe Lefter Gështenjës me punonjësit e gardës. Shihet edhe një tjetër moment teksa Bardhi shtyn njërin prej punonjësve të Gardës.
Punonjësit e Gardës po kontrollojnë deputetët e Rithemelimit para hyrjes në sallën e Kuvendit, ndërsa ata kanë paralajmëruar bllokim të punimeve, teksa sot do të diskutohet buxheti 2024. Asllan Dogjani e quajti diktatorë.