• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Deputetët e LSI-së fshehën 18-vjeçarin që gjymtoi policen Ina Nuka

by Java News
24/11/2018 09:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Daniel Drobaj, 18-vjeçari i arrestuar për plagosjen e efektives së “Shqiponjave” Ina Nuka, pasi në drejtim të saj hodhi një kapsollë, rezulton se është ndaluar nga policia dje pak çaste pas protestës së dhunshme para Kuvendit. Report Tv siguron videon e momentit të ndalimit të 18-vjeçarit pranë “Ushtarit të Panjohur” nga disa policë. Aty mbërrin edhe automjeti i një patrulle policie për ta shoqëruar në komisariat të riun e dhunshëm.

Por në ndihmë të tij mbërrijnë të afërm, përfshirë edhe të atin, protestues dhe deputetë të LSI si Luan Rama, Endrit Braimllari dhe Floida Kërpaçi. Ata arrijnë t’ia heqin policisë nga duart Drobajn, ndërsa nuk mungojnë as aktet e dhunës në drejtim të efektivëve të uniformave blu, të cilët goditen nga protestuesit e tjerë. Pas disa minutash tensioni policia vendos mos ta shoqërojë 18-vjeçarin, dhe kur e lirojnë pas ndërhyrjes së deputetëve të opozitës, në tension e sipër ai sërish tenton të godasë policët.

Momenti kur deputeti i LSI, Luan Rama, ia heq nga duart policisë 18-vjeçarin
Arratia e 18-vjeçarit zgjati 24 orë. Ai u prangos pasditen e sotme në rrugën “Babë Rexha”, pranë “Pallatit me Shigjeta” në kryeqytet. Në ngarkim të 18-vjeçarit do të referohen materialet pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe në manifestime të paligjshme”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” si dhe “Goditja për shkak të detyrës”.

Ndërkaq, mbrëmjen e kësaj të premte efektivja e policisë, Ina Nuka, la spitalin e Traumës dhe u nis për në Turqi, ku do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. Ajo u shoqërua nga një ekip mjekësor i Traumës si dhe familjarë të saj për në aeroportin e Rinasit ku e priste një avion ambulancë i posaçëm. Mjekët janë optimiste se Ina di ta kalojë me sukses operacionin dhe do jetë në gjendje të fitojë fuqinë mbi dy gishtat e dëmtuar rëndë nga kapsolla e hedhur nga 18-vjeçari Daniel Drobaj.

Next Post
A do të kërkojë prokuroria heqjen e imunitetit për 3 deputetët e LSI?

A do të kërkojë prokuroria heqjen e imunitetit për 3 deputetët e LSI?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

AMP operacion në Sarandë/ Ndalohet nënkomisar Edmond Ruçi, akuzohet për shpërdorim detyre

AMP operacion në Sarandë/ Ndalohet nënkomisar Edmond Ruçi, akuzohet për shpërdorim detyre

May 19, 2026
Faqja nacionaliste maqedonase shpërthen ndaj ambasadorit Meidani: Shko në shtëpi! Të q* fisin!

Faqja nacionaliste maqedonase shpërthen ndaj ambasadorit Meidani: Shko në shtëpi! Të q* fisin!

May 19, 2026
Haga lëshon urdhër-arrest për ministrin izraelit, Smotrich e quan “shpallje lufte”

Haga lëshon urdhër-arrest për ministrin izraelit, Smotrich e quan “shpallje lufte”

May 19, 2026
Gjuha shqipe në RMV, aktivistja Beqiri: Baza ligjore është e qartë, mungon vullneti politik

Gjuha shqipe në RMV, aktivistja Beqiri: Baza ligjore është e qartë, mungon vullneti politik

May 19, 2026
Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

Raportet e Avokatit të Popullit, Zogaj: Nuk mund të lihen në sirtar, duhet një mekanizëm ligjor detyrues për institucionet

May 19, 2026
Numri i bashkive të reja ‘ndan’ PS dhe PD në Durrës/ Debate në dëgjesën me qytetarët të Komisionit të Territoriales

Numri i bashkive të reja ‘ndan’ PS dhe PD në Durrës/ Debate në dëgjesën me qytetarët të Komisionit të Territoriales

May 19, 2026
“Policia e Shtetit nevojë imediate për vetëpastrim”, eksperti Basha: Serioziteti i Hitës do sjellë pastrimin e strukturave

“Policia e Shtetit nevojë imediate për vetëpastrim”, eksperti Basha: Serioziteti i Hitës do sjellë pastrimin e strukturave

May 19, 2026
Nga Igli Tare te “rojet” e SPAK: kur mikrofonët presin si gjyq publik

Nga Igli Tare te “rojet” e SPAK: kur mikrofonët presin si gjyq publik

May 19, 2026
Amnistia Penale nuk prek vetëm shqiptarët, pritet të përfitojnë edhe 19 të huaj! 7 prej tyre lirohen menjëherë nga qelitë

AP kërkoi mbylljen e 5 burgjeve/ Petraj: Qelitë të mbipopulluara! Topalli: Një tualet për 18 të burgosur në Burrel

May 19, 2026
U nominua nga Trump për ambasador në Shqipëri, Eric Wendt raporton të martën në Komitetin e Jashtëm

U nominua nga Trump për ambasador në Shqipëri, Eric Wendt raporton të martën në Komitetin e Jashtëm

May 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In