• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Debutim magjik për Mourinhon, Liverpool dhe Leicester nuk ndalen, Lacazzette shpëton Arsenalin

by Java News
23/11/2019 18:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Liverpool ka marrë një fitore me vuajtje ndaj Crystal Palace në Selhurst Park duke ruajtur avantazhin ndaj konkurrentëve në renditjen e Premier League. The Reds ishin pa Mohamed Salah pasditen e sotme teksa në vend të tij ka luajtur Oxlade-Chamberlain.

Pas një pjese të parë të dobët të miqve, të cilët megjithëse kontrolluan ndeshjen nuk arritën të krijonin mundësi shënimi, Mane ka kaluar ekipin e tij në avantazh pak minuta pas pushimit. Zaha barazon për vendasit në minutën e 82’, por Liverpool i minutave të fundit ka goditur përsëri kur Firmino riktheu avantazhin për kryesuesit e kampionatit. Skuadra e Klopp ka 37 pikë, tetë më tepër se Leicester i vendit të dytë që gjithashtu fitoi ndeshjen e tij.

Skuadra e Rodgers ka triumfuar 2-0 ndaj Brighton jashtu fushe duke vazhduar aty ku e la përpara ndeshjeve ndërkombëtare. Golat e Perez dhe Vardy në pjesën e dytë u kanë dhënë tri pikët Dhelprave të papërmbajtshëm.

Arsenali shpëtuar nga humbja në sekondat e fundit të takimit teksa dy golat e Lacazette ka shpëtuar Topçinjtë nga humbja. Një tjetër paraqitje për t’u harruar nga Arsenal, që edhe njëherë tjetër do të kalojnë një javë të trazuar.

Bournemouth është mposhtur 2-1 nga Wolves në shtëpi duke regjistruar humbjen e dytë radhazi në kampionat, ndërsa skuadra e Santos ngjitet në vend të pestë. Evertoni ka pësuar një tjetër humbje, këtë herë 2-0 nga Norwich. Dridhet stoli i Silva-s. Ndërkohë edhe Watford është mposhtur në shtëpi me rezultatin e pastër 3-0 nga Burnley.

NDërsa Jose Mourinho e nis në mënyrë perfekte aventurën e tij në stolin e Tottenham, me këta të fundit që triumfojnë në derbin ndaj Ëest Ham me shifrat 2-3.

Pjesa e parë ishte përcaktuese në këtë takim, me “Gjelat” që shënuan në minutën e 36-të dhe 43-të, fillimisht me anë të Heung-Min Son dhe më pas me anë të Lucas Mouras, duke çuar në pushim ekipin e tyre me avantazhin 0-2.

Fraksioni i dytë nisi në mënyrë perfekte përsëri për të besuarit e Mourinhos, teksa Harry Kane shënoi golin e tretë. U mendua se gjithçka u mbyll, por vendasit u zgjuan në minutën e 75-të, ku shënuan me anë të Antonios.

Në minutën e 97-të pati vend edhe për një gol të Ogbonas, me sfidën që u mbyll me shifrat 2-3. Triumf në debutim për Mourinhon, me Tottenhamin e tij që ngjitet në vendin e gjashtë në kuotën e 17 pikëve.

g.kosovari

Next Post
Zëdhënësi i Metës akuza emisioneve televizive: Nuk lanë agjentë të UDB-së pa nxjerrë në ekran për të sharë Presidentin

Presidenca, tjetër sulm ambasadorëve: Nuk i ndalojmë të bëhen qesharakë dhe karagjozë e ta çojnë çështjen në Venecia…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hoxha takim me të ngarkuarën me punë të SHBA: Shqipëria krah aleatëve për paqen ndërkombëtare

Hoxha takim me të ngarkuarën me punë të SHBA: Shqipëria krah aleatëve për paqen ndërkombëtare

March 13, 2026
Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

March 13, 2026
Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

Avokati: 200 mijë qytetarë nuk votojnë PD-në se nuk duan Berishën

March 13, 2026
Lufta me Iranin, rriti çmimet! SHBA heq përkohësisht sanksionet mbi naftën ruse në det

Lufta me Iranin, rriti çmimet! SHBA heq përkohësisht sanksionet mbi naftën ruse në det

March 13, 2026
Sulm me dron ndaj bazës në Erbil, vritet një ushtar francez

Sulm me dron ndaj bazës në Erbil, vritet një ushtar francez

March 13, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, policia gjen 3 gëzhoja në vendngjarje

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, policia gjen 3 gëzhoja në vendngjarje

March 13, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat nuk ndryshojnë

Parashikimi i motit për ditën e sotme

March 13, 2026
Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In