• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

VIDEO/ Danimarka konsiderohet tashmë “hirushja” e Europianit, eliminon Çekinë 2-1 dhe në gjysmëfinale

by Java News
03/07/2021 20:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Danimarka është “hirushja” e këtij Europiani. Kombëtarja skandinave ka likuiduar edhe Çekinë me rezultatin 2-1 në sfidën e zhvilluar në Baku, duke siguruar një biletë për në fazën gjysmëfinale të Euro 2020. (Kronika e ndeshjes)

FT: ÇEKI-DANIMARKË 1-2

Shik 49′ / Delanej 5′ , Dolberg 42′ 

KOMENTI LIVE: 

Përfundon sfida! 

90+5′ Barak provon me një gjuajtje të fortë fluturimthi, por topi shkon jashtë kuadratit.

90+2′ Çekët janë hedhur përpara në kërkim të golit të barazimit.

90′ Akordohen 6 minuta shtesë.

82′ Rast i shkëlqyer për danezët për të vrarë ndeshjen me Malen, por gjuajtja e tij u ndal nga portieri.

81′ Dy zëvendësime edhe te Danimarka, Kristiansen dhe Delanej, i lënë vendin Andersenit dhe Jensenit.

79′ Dy zëvendësime te Çekia, largohen Shik dhe Sevçik, në vendin e tyre Vidra dhe Darida.

78′ Portieri Vaçlik mban në lojë çekinë, duke i mohuar golin Polsenit, i cili lëshoi një predhë në hyrje të zonës, por topi u devijua në këndore.

74′ Vendimtar devijimi i portieri Shmajkëll, që me prekjen e tij, ia heq topin nga koka futbollistit Souçek.

72′ Pranë golit të barazimit Çekia me Jankto, por tentativa e tij u ndal nga Kjaer, i cili devijoi rrezikun në këndore.

70′ Zëvendësim te Danimarka, largohet nga fusha Striger Larsen, vendin e tij e merr Vas.

69′ Danimarka tenton të shënojë golin e tretë me Polsen, por gjujtja e Polsen, ishte e lehtë dhe përfundoi në duart e portierit.

59′  Danezët kryejnë 2 zëvendësime, largohen Dolberg dhe Damsgard, në vendin e tyre, Polsen dhe Norgard.

54′ Danimarka has vështirësi të mëdha në këtë start të pjesës së dytë, dominim i frikshëm i Çekisë.

49′ GOOOOL ÇEKIA 1-2/ Ngushtohet diferenca, Patrik Shik gjen rrugën e rrjetës. Pas një harkimi të numrit 6, Kalas, golashënuesi i  çekëve nuk fal, teksa me një gjuajtje të saktë në afërsi të pikës së penalltisë, e dërgon topin në rrjetë. 

46′ Çekia e nis menjëherë në sulm pjesën e dytë, duke provuar me Krmençik, i cili zuri vendin e Masopust. Gjuajtja e tij u ndal në vështirësi nga Shmajkëll. Gjithashtu te çekët u largua edhe Holesh për t’i lënë vendin Janktos.

Përfundon pjesa e parë! 

45′ Akordohen 2 minuta shtesë!

42′ GOOOOOL DANIMARKA 0-2/ Shënojnë sërish danezët me Dolberg! Pas një harkimi nga e majta me të jashtmen nga Mahele, sulmuesi i Nisës, Dolberg, nuk fali brenda zonës, duke shtyrë topin drejt rrjetës. 

34′ Sërish rrezikshëm Çekia, që provon me Holesh fluturimthi brenda zonës, por topi shkon drejt e në duart e portierit Shmajkëll.

28′ Sfidë e hapur në Baku, të dy kombëtaret, zgjohen herë pas here, duke ndërtuar aksione sulmuese në portat respektive. Vihet re një tërheqje e danezëve në këto minuta.

22′ Shans i artë për Çekinë mes Holesh, por gjuajtja e tij u ndal nga portieri Shmajkëll, që largoi rrezikun në këndore.

13′ Pranë golit të dytë Danimarka, me Damsgard, por topi nuk pati forcën e duhur për të shkuar në rrjetë.

12′ Kundërpërgjigjet Çekia me Shik, tentativa e tij brenda zonës, devijohet në këndore.

9′ Dominim i frikshëm i danezëve në këto minuta, të cilët kanë mbyllur mbrapa Çekinë. Pavarësish golit të avantazhit, sulmet e rrezikshme vazhdojnë.

5′ GOOOOL DANIMARKA 0-1/ Start spektakolar i danezëve që gjejnë rrugën e rrjetës me mesfushorin Delanej. Pas një harkimi nga këndi, i pashqetësuar brenda zonës, ai ka goditur saktë me kokë, duke tundur rrjetën. 

1′ Ka startuar sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

PANORAMASPORT.AL

Next Post
Violinistja shqiptare, Ervis Dodi, në krye të Filarmonisë Klasike të Bonit: Vlerësim, por edhe sfidë e madhe!

Violinistja shqiptare, Ervis Dodi, në krye të Filarmonisë Klasike të Bonit: Vlerësim, por edhe sfidë e madhe!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vonesat në gjyqe/ Strasburgu qorton Shqipërinë: Zvarritja e proceseve po dëmton qytetarët shqiptarë

Vonesat në gjyqe/ Strasburgu qorton Shqipërinë: Zvarritja e proceseve po dëmton qytetarët shqiptarë

February 13, 2026
Shkrirja e Gjykatave, Dhoma e Avokatisë Shkodër letër Kuvendit: Po zvarritet shqyrtimi i çështjeve dhe po shtohet stoku i dosjeve

Shkrirja e Gjykatave, Dhoma e Avokatisë Shkodër letër Kuvendit: Po zvarritet shqyrtimi i çështjeve dhe po shtohet stoku i dosjeve

February 13, 2026
Rubio: SHBA-të, sulm vdekjeprurës ndaj një anijeje me drogë në Karaibe

Nis konferenca e Sigurisë në Mynih, Marco Rubio: Bota po ndryshon shumë shpejt!

February 13, 2026
Përdorte lokalin për të shitur lëndë narkotike, në pranga 36-vjeçari dhe dy bashkëpunëtorët e tij

Përdorte lokalin për të shitur lëndë narkotike, në pranga 36-vjeçari dhe dy bashkëpunëtorët e tij

February 13, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 14 Shkurt 2026

February 13, 2026
Strasburgu qorton Shqipërinë: Vonesat në gjyqe po dëmtojnë qytetarët shqiptarë

Strasburgu qorton Shqipërinë: Vonesat në gjyqe po dëmtojnë qytetarët shqiptarë

February 13, 2026
Molotovi ndaj kolegut në protestë, operatorët bojkotojnë filmimet e drejtuesve të PD

Molotovi ndaj kolegut në protestë, operatorët bojkotojnë filmimet e drejtuesve të PD

February 13, 2026
Reforma e inspektorateve, Ibrahimaj: Gjoba nuk do të jetë masa e parë, qasje lehtësuese ndaj bizneseve

Reforma e inspektorateve, Ibrahimaj: Gjoba nuk do të jetë masa e parë, qasje lehtësuese ndaj bizneseve

February 13, 2026
Përdhunimi i 12-vjeçares në Pogradec, dalin rezultatet e analizave

Përdhunimi i 12-vjeçares në Pogradec, dalin rezultatet e analizave

February 13, 2026

Plani për 2026-ën, Rama ‘aktivizon’ ministrat! Mbledhje në Kryeministri

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In