• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO/ Dalin për herë të parë pamjet e rrëmbimit të Enver Stafukës. Si u “arrestua” nga disa persona me uniformë policie dhe me kë ishte në kafe

by Java News
03/11/2021 21:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas shumë vitesh, publikohen për herë të parë pamjet nga rrëmbimi dhe zhdukja e Enver Stafukës të vitit 2015. Video e publikuar në emisionin “Nën shenjëstër” tregojnë të plotë dinamikën e ngjarjes si edhe lëvizjen e personave me të cilët Enver Stafuka konsumoi kafen e fundit, por edhe të rrëmbyesve të veshur si policë.

Ky i fundit u zhduk mbrëmjen e 8 shkurtit në vitin 2015. Siç shikohet edhe nga pamjet e plota, i pari që vjen në sheshin para lokalit dhe që zbret nga makina është Enver Stafuka teksa ora shënon 19:23.

Menjëherë pas tij, vjen Gentjan Bejtja. Më pas siç dallohet në video, vjen Ramazan Rraja, nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja. I fundit që i bashkohet grupit është Durim Bami, personi që shikoni në pamje që zbret nga makina në anën tjetër të rrugës. Siç vihet re në vazhdim, të katër personat, futen në lokal.

DALIN pamjet e rrëmbimit të Enver Stafukës, në kafe me të ishte Ramazan Rraja

21 minuta më pas, i pari që del nga lokali është Ramazan Rraja, emri i të cilit përmendet për herë të parë në këtë histori. Ky i fundit, merr makinën dhe largohet. Vetëm një minutë pas tij, nga lokali po me nxitim, del Enver Stafuka. Këto janë momentet e fundit përpara rrëmbimit.

Ai duket teksa nxiton dhe drejtohet për te makina e tij. Është ky çasti, ku persona të veshur si policë, të cilët mesa duket po e prisnin, kanë dalë nga automjeti i tyre dhe i kanë thirrur në emër. Fillimisht ata e kanë shtyrë dhe më pas e kanë lidhur. Ndërsa një makinë afrohet dhe katër personat e fusin Enver Stafukën në brendësi të automjetit.

Edhe sot pas më shumë se 6 vitesh, Enver Stafuka nuk është gjetur. Vetëm 2 minuta pasi ka ndodhur rrëmbimi, dalin qetësisht nga lokali, Durim Bami dhe Gentjan Bejtja. Themi qetësisht, pasi askush prej tyre, duket sikur nuk e ka parë aksionin e policisë ku u ‘arrestua’, Enver Stafuka që në fakt rezultoi të ishte rrëmbim. Sot, gati shtatë vite më vonë, ende nuk dihet asgjë për fatin e babait të 4 fëmijëve. Policia e cila ka rihapur dosjen është duke hetuar grupin e Emiljano Shullazit, si të përfshirë në krimin e rëndë.

Next Post
“Berisha ka dashur të më vrasë”/ ‘Bomba’ e Frrok Çupit: Jam viktima e tij që ka jetuar rastësisht. Ishim 20 veta në listë

"Berisha ka dashur të më vrasë"/ 'Bomba' e Frrok Çupit: Jam viktima e tij që ka jetuar rastësisht. Ishim 20 veta në listë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions League/ Bayern dhe United me duele të lehta në letër

Champions League/ Bayern dhe United me duele të lehta në letër

September 9, 2026
Çmimet e gazit në Evropë rriten në nivelet më të larta që nga viti 2023

Çmimet e gazit në Evropë rriten në nivelet më të larta që nga viti 2023

September 9, 2026
Reforma territoriale/ Banorët e Prrenjasit kundër bashkimit me Librazhdin: Të ruhet përfaqësimi lokal

Reforma territoriale/ Banorët e Prrenjasit kundër bashkimit me Librazhdin: Të ruhet përfaqësimi lokal

September 9, 2026

Çështje e programit bërthamor/ Kina, Irani dhe Rusia kundër SHBA-së për ta referuar Teheranin në OKB

September 9, 2026
Rama shkrin Kadastrën dhe ATP-në, ndryshon struktura e administrimit të pronave

Rama shkrin Kadastrën dhe ATP-në, ndryshon struktura e administrimit të pronave

September 9, 2026
Deputetet e PS reagojnë pas sulmeve ndaj kolegeve: Dhuna nuk është protestë, të rishikikohet protokolli i sigurisë

Deputetet e PS reagojnë pas sulmeve ndaj kolegeve: Dhuna nuk është protestë, të rishikikohet protokolli i sigurisë

September 9, 2026
Izraeli hakmerret ndaj sanksioneve të Britanisë/I mbyll konsullatën në Jerusalem, Londra shpreh keqardhje

Izraeli hakmerret ndaj sanksioneve të Britanisë/I mbyll konsullatën në Jerusalem, Londra shpreh keqardhje

September 9, 2026
Euro këmbehet për 99,25 lekë, ekspertët: Pas shtatorit mund të ketë tendenca të lehta rritëse

Euro në rënie edhe për shtatorin, pranë thyerjes së kufirit të 92 lekëve

September 9, 2026
Studimi: Ka 10 për qind shanse që AI të zhdukë njerëzimin në 10 vitet e ardhshme

Studimi: Ka 10 për qind shanse që AI të zhdukë njerëzimin në 10 vitet e ardhshme

September 9, 2026
MEPJ nxjerr për konsultim pr/ligjin “Për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë”

Qytetarët mund të vlerësojnë online shërbimet konsullore, Hoxha: Përmirësojmë së bashku shërbimin

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com