Saimir Zalli kërkon të shohë fëmijët e tij, gjë që e ka të pamundur, pas divorcit me të shoqen.
Edhe gjykata i ka dhënë të drejtë, sipas prindërve të tij, por sërish 35 vjeçari nuk mund t’i marrë dy vajzat e tij nga shtëpia e bashkëshortes. Për këtë arsye i ka vënë flakën vetes para parlamentit.
Skena shokuese ka tronditur kalimtarët. Në videon më poshtë duket se 35 vjeçari është shtrirë në tokë nga dhimbjet dhe flakët sapo janë shuar.
a.ç