Kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako është shfaqur i acaruar ditën e sotme, i ftuar në emisionin e Ylli Rakipit në “News24”. Dako ka debatuar ashpër me historianin Neritan Ceka dhe me një avokate. Me gjithë provat e shpalosura në emision, Dako ka këmbëngulur se zona B nuk është prekur.
Megjithatë, në debat e sipër Dako ka thënë se edhe punimet që po bëhen aty janë nën mbikëqyrjen e ekspertëve dhe të institucionet përkatëse, të cilat ai nuk i përmendi se nuk “i mbante mend”. /ma.me