Gazetari i Corriere della Sera, Antonio Ferrari ka bërë një reportazh në lidhje me rekurutimet e xhihadistëve drejt Sirisë dhe lidhjen e Shqipërisë me këtë çështje. Me titullin, hqipëria, rreziku terrorist për Italinë, në publikimin e kësaj kronike gazetari i Corriere-s shkruan se ka një rritje të numrit të të rekrutuarve në emër të xhihadit nga ana e shqiptarëve që jetojnë në Itali e Shqipëri.
“Është folur e shkruar shumë për Shqipërinë, për komunizmin, për skandalin e piramidave, luftën e Kosovës dhe tensionet sociale që ishin gati të provokonin një konflikt të ri”-nis reportazhi.
“Siç bëjnë të ditur shërbimet tona sekrete, rekrutuesit po kërkojnë të rinj vullnetarë duke ofruar 2 mijë euro në muaj për kontrata me kohë të pacaktuar. Klauzolat janë dy, besnikëria dhe njohja e gjuhës italiane”, thotë Ferrari. Sipas gazetarit, tashmë “Tirana është bërë zyra e rekrutimit të xhihadistëve drejt Sirisë. Numërohen rreth 1 mijë persona që kanë firmosur për t’iu bashkuar asaj lufte”.