• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Presidencialet”, gazetari shqiptar nga Uashingtoni: Trump kryeson në shtetet që…

by A R
05/11/2024 20:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Votuesit amerikanë vendosin sot mes kthimit të republikanit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe ngritjes së demokrates Kamala Harris nga posti i nënpresidentes në atë të presidentes së vendit, pas një fushatë presidenciale intensive të shoqëruar me polemika dhe një gjuhë të ashpër.

Gazetari Saimir Sulaj, në një raportim për Vizion Plus nga Uashingtoni bëri me dije se procesi i votimit po vijon normalisht. Gazetari Sulaj tha se në sondazhin më të fundit për votën popullore, Harris kryeson me 1%. Por në shtetet kyçe, të cilat do të përcaktojnë edhe fituesin, kryeson Trump.

Gazetari Sulaj: Procesi po vijon normalisht. Kemi pasur një fushatë zgjedhore të tensionuar me një retorikë të ashpër nga ana e dy partive, sidomos nga ajo Republikane. Republikanët kanë akuzuar demokratët për retorikë të ashpër që çoi edhe në atentat ndaj kandidatit të tyre Donald Trump. Është një sfidë mjaft e ngushtë, ku të gjitha sondazhet dhe ai më i fundit nxjerrin kokë më kokë kandidatët. Në sondazhin më të fundit për votën popullore Harris kryeson me 1%, por kjo nuk e bën atë të jetë e qetë dhe optimiste pasi kjo është vetëm vota popullore.

Gara e vërtetë është në ato shtete që konsiderohen kyçë, janë 7 apo 8 shtete, varësisht nga çdo periudhë zgjedhore, sistemi zgjedhor nuk është që një votë e drejtpërdrejtë zgjedh kandidatin fitues, por është kolegji zgjedhor, vota elektorale që zgjedhin kandidatin fitues. Secili kandidat duhet të fitojë 270 vota elektorale për tu zgjedhur President i SHBA. Sipas numrit të popullsisë së çdo shteti, përcaktohet dhe numri i votave elektorale.

Shtete si Pensilvania, Florida, Michigani, Arizona, Nevada, Karolina e Veriut janë vendimtare në procesin votues. Duke u nisur kjo dhe nga sondazhet, pavarësisht se Harris kishte një përqindje të lehtë në sondazhin e fundit, vetëm 1%, duket se Trump në shtetet kyçe ka një avantazh të lehtë. Kjo nuk mund të thotë që ai mund të fitojë, por çdo gjë mbetet varuar dhe mund të presim një shtyrje apo një rezultat jo në kohën kur ka ndodhur zakonisht, pra rreth mesnatës ose mëngjesit këtu në SHBA. Mbase mund të shtyhet me ditë dhe mund të kemi një rezultat shumë të kontestuar.

/a.r

Next Post
Trump: Mbështetësit e mi nuk kanë nevojë për urdhër, e dinë vetë nëse humbas…

Trump: Mbështetësit e mi nuk kanë nevojë për urdhër, e dinë vetë nëse humbas...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përzgjedhja për KPP, “Ligjet” miratojnë raportin me kandidaturat, çështja kalon në Kuvend

Përzgjedhja për KPP, “Ligjet” miratojnë raportin me kandidaturat, çështja kalon në Kuvend

July 15, 2026
Përshkallëzimi në Gjirin Persik, SHBA nisin valë të re sulmesh ndaj Iranit, Trump dhe Netanyahu takohen të hënën

Përshkallëzimi në Gjirin Persik, SHBA nisin valë të re sulmesh ndaj Iranit, Trump dhe Netanyahu takohen të hënën

July 15, 2026
Afati skadon në mesnatë! Kosova ende pa raport për zbatimin e reformave nga Plani i Rritjes

Afati skadon në mesnatë! Kosova ende pa raport për zbatimin e reformave nga Plani i Rritjes

July 15, 2026
Lufta në Gaza, mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023

Lufta në Gaza, mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023

July 15, 2026
Gracka ku ra gazetari Fevziu

Dardani, pse nuk zgjedh të rrish brënda petkave të emrit të lashtësisë tënde legjendare?

July 15, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi nga Jorgo Pulla: Mundësi të arta, ndryshime të mëdha dhe surpriza për çdo shenjë

July 15, 2026
Tensione në Komision, Xhafaj përplaset me Shabanin: Ndrysho gjuhën se po flet si kryetar partie…

Tensione në Komision, Xhafaj përplaset me Shabanin: Ndrysho gjuhën se po flet si kryetar partie…

July 15, 2026
BE me grup emergjence për përballjen me Kinën për lëndë të para

BE me grup emergjence për përballjen me Kinën për lëndë të para

July 15, 2026
Territorialja/ Boçi: S’mund të bëhet me etapa të kapërcyera, të shtyhet afati i Komisionit

Territorialja/ Boçi: S’mund të bëhet me etapa të kapërcyera, të shtyhet afati i Komisionit

July 15, 2026
Dy vite të tjera burg për britanikun në Iran, familja: U ndëshkua se foli me mediat

Dy vite të tjera burg për britanikun në Iran, familja: U ndëshkua se foli me mediat

July 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In