Nuk është më surprizë, që të rinjtë e Lëvizjes Rinore për Integrim të kujtojnë një ditë të rëndësishme për të, datën e lindjes.
Por suprizë ka qenë dhurata e menduar prej tyre. Jo një qiri në tortë, siç është simbolika tradicionale. Për Monika Kryemadhin, kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ishte menduar ndryshe. Një qiri mbi një çizme, ku shkruhej: Guxo, lufto dhe fito.
Të rinjtë e LRI-së organizuan një mbrëmje festive për Monika Kryemadhin, duke e pritur atë në një lokal në Tiranë. Qirinj, këngë dhe disa vargje të shkruara për të.
Ra në sy edhe prezenca e bashkëshortit të saj, presidentit Ilir Meta i cili shfaqet në video.
Disa me çizme shtypin,
Disa me çizme motivojnë,
Disa shkelin të pamundurin,
Disa të tjerë shpresë përçojnë.
E keqja çizmen e dhunës përdor,
Por çizmja e revoltës të keqen e mund,
Është zemra e Monës që na motivon,
Me dashuri dhe besim, një urgagan pafund!
GUXO, LUFTO, FITO MONA
Ndërsa festa është ndezur edhe më shumë teksa Kryemadhi kërceu vallen e Kukësit.











