• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Na flasin çdo ditë për ‘bum ekonomik’, për kulla që prekin qiellin! ” Jorida Tabaku: Po pse shqiptarët po ikin?

by Os De
30/12/2025 17:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e Partia Demokratike, Jorida Tabaku, ka kritikuar ashpër modelin ekonomik që, sipas saj, po ndiqet në Shqipëri, duke e cilësuar atë si një zhvillim “fasadë” që po çon në largimin masiv të qytetarëve nga vendi. 

Në një reagim në rrjetet sociale, Tabaku krahason diskursin zyrtar për “bum ekonomik” me realitetin e emigracionit. 

“Na flasin çdo ditë për ‘bum ekonomik’, për kulla që prekin qiellin dhe shifra që rriten në ekranet e propagandës. Por nëse ekonomia po shkëlqen, pse shqiptarët po ikin natën?”, shkruan ajo. 

Sipas Tabakut, shifrat tregojnë një paradoks të thellë: rritja ekonomike mbështetet te ndërtimi dhe sektorë të paqëndrueshëm, ndërsa ekonomia prodhuese është në rënie. 

“Bujqësia ka rënë me -1.73% dhe industria me -4.7%. Kemi beton, por s’kemi bukë. Kemi fasada, por s’kemi vende pune reale”, thekson deputetja demokrate. 

Ajo ndalet edhe te pasojat demografike të këtij modeli, duke folur për shpopullimin e zonave të tëra. 

“Në Berat, 70% e familjeve janë prekur nga emigracioni. Kjo nuk është lëvizje e lirë, kjo është shpopullim masiv”, shkruan Tabaku, ndërsa shton se as Tirana nuk përbën më një alternativë reale. 

 “Kryeqyteti është kthyer në stacion tranzit. 35% e familjeve preken nga largimi, për shkak të kostos së papërballueshme të jetesës dhe pagave qesharake.” 

Sipas saj, edhe emigrantët që tentojnë të kthehen përballen me një realitet që i detyron të largohen sërish. 

 “Të dhënat e INSTAT tregojnë se emigrantët që kthehen me kursime dhe shpresë, ndeshen me burokraci, korrupsion dhe treg të mbyllur. Rezultati? Bëjnë gati valixhet sërish”, shkruan ajo. 

Në përfundim, Tabaku shprehet se ekonomia aktuale nuk prodhon mirëqenie për shumicën e qytetarëve. 

“Shteti nuk mbahet me sezon turistik tre-mujor dhe as me beton që pastron para. Zbrazja e Shqipërisë është aktakuza më e rëndë për këtë qeveri”, thekson deputetja, duke shtuar se “asnjë PowerPoint në Facebook nuk e mbulon dot faktin që tavolinat e shqiptarëve po mbeten bosh”.  

Deklarata e plotë e Tabakut 

Na flasin çdo ditë për “bum ekonomik”, për kulla që prekin qiellin dhe shifra që rriten në ekranet e propagandës. Por nëse ekonomia po shkëlqen, pse shqiptarët po ikin natën? 

Përgjigja gjendet te e vërteta e ftohtë e shifrave që qeveria tenton t’i fshehë. Analizat e fundit tregojnë një paradoks fatal që po gërryen të ardhmen tonë: 

 Modeli “Fasadë” po falimenton prodhimin Ndërsa rritja ekonomike vjen nga ndërtimi dhe sektorët e paqëndrueshëm, shtyllat reale të ekonomisë po shkërrmoqen. Bujqësia ka rënë me -1.73%. Industria me -4.7%. Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë që kemi beton, por s’kemi bukë. Kemi fasada, por s’kemi vende pune reale. Dhe kur fshati nuk prodhon dhe industria nuk punëson, varfëria ulet këmbëkryq. 

 Gjeografia e zbrazjes: Nga Berati në Tiranë Pasojat e këtij modeli të dështuar po ndihen në çdo derë shtëpie. Në Berat, 70% e familjeve janë prekur nga emigracioni. Kjo nuk është lëvizje e lirë, kjo është shpopullim masiv. Por kujdes, as Tirana nuk është më “toka e premtuar”. Kryeqyteti është kthyer thjesht në një stacion tranzit, ku 35% e familjeve po ashtu preken nga largimi. Njerëzit vijnë nga rrethet, përballen me koston e papërballueshme të jetesës dhe pagat qesharake, dhe detyrohen të ikin jashtë. 

 Tragjedia e “hajde për të ikur prapë” Më e dhimbshmja është se ky sistem po tradhton edhe ata që duan të kthehen. Të dhënat nga INSTAT tregojnë se emigrantët që kthehen me kursime dhe shpresë, përballen me një realitet armiqësor: burokraci, korrupsion dhe treg të mbyllur. Rezultati? Ata bëjnë gati valixhet sërish. Shqipëria sot nuk i mban dot as ata që e duan më shumë. 

Një ekonomi për shumicën nuk mbahet shteti me “sezon turistik” 3-mujor dhe as me beton që pastron para. Largimet masive nuk janë “momentale”, siç duan t’ju gënjejnë. Janë pasojë direkte e një ekonomie që nuk prodhon mirëqenie për qytetarët, por vetëm fitime për një grusht klientësh. 

Ne na duhet një ekonomi që prodhon, jo një ekonomi që vetëm konsumon. Na duhet mbështetje për fermerin, jo vetëm për ndërtuesin e Tiranës. Na duhet dinjitet për punën, që të mos na duhet të kërkojmë dinjitetin rrugëve të botës. 

Zbrazja e Shqipërisë është aktakuza më e rëndë për këtë qeveri. Asnjë PowerPoint në Facebook nuk e mbulon dot faktin që tavolinat e shqiptarëve po mbeten bosh. 

 

 

Next Post
Festat e fundvitit, OSHEE: 1600 punonjës në terren për furnizim të pandërprerë me energji

Festat e fundvitit, OSHEE: 1600 punonjës në terren për furnizim të pandërprerë me energji

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kërcënimet iraniane, policia rrit vigjilencën! Shtohen kontrollet pranë “Ashraf 3” dhe Ambasadës Amerikane

Kërcënimet iraniane, policia rrit vigjilencën! Shtohen kontrollet pranë “Ashraf 3” dhe Ambasadës Amerikane

April 2, 2026
Guterres thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të luftës në Lindjen e Mesme: Pasojat mund të jenë dramatike

Guterres thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të luftës në Lindjen e Mesme: Pasojat mund të jenë dramatike

April 2, 2026
Eksperti i sigurisë Faik Basha, thirrje Berishës: Mos përhap panik! Irani s’ka kapacitet ushtarak të godasë vendin tonë

Eksperti i sigurisë Faik Basha, thirrje Berishës: Mos përhap panik! Irani s’ka kapacitet ushtarak të godasë vendin tonë

April 2, 2026
“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

Ish-ministri Demiraj: Të merret seriozisht paralajmërimi i SHBA! 3 pikat ku duhet të përqëndrohen institucionet

April 2, 2026
E rëndë në Fier, 40-vjeçari gjendet i vrarë me armë zjarri në banesë (EMRI)

E rëndë në Fier, 40-vjeçari gjendet i vrarë me armë zjarri në banesë (EMRI)

April 2, 2026
Presidenti amerikan Trump shkarkon Prokuroren e Përgjithshme Pam Bondi, kush e zëvendëson

Presidenti amerikan Trump shkarkon Prokuroren e Përgjithshme Pam Bondi, kush e zëvendëson

April 2, 2026
Pyetje retorike për një kandidat pa shanse

Prehjen nuk e gjetën kurrë as shpirtrat e viktimave të komunizmit, por kam frikë se s’do ta gjejnë as viktimat e demokracisë

April 2, 2026
Shkelje dhe evazion në qarkullimin e parave/ BSH heq licenca dhe vendos gjoba në disa pika këmbimi valutor

Shkelje dhe evazion në qarkullimin e parave/ BSH heq licenca dhe vendos gjoba në disa pika këmbimi valutor

April 2, 2026
Shqipëria pjesë e përpjekjeve për zgjidhje, ministri Ferit Hoxha flet mbi takimin virtual për ngushticën e Hormuzit

Shqipëria pjesë e përpjekjeve për zgjidhje, ministri Ferit Hoxha flet mbi takimin virtual për ngushticën e Hormuzit

April 2, 2026

Drejtësia e re duhet të shpëtohet nga të qenit nën shantazh

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In