Ishte viti 2013 kur Barcelona për herë të fundit humbi me rezultatin 4:0 në një ndeshje zyrtare
Paris Saint Germain e ka fituar betejën e parë kundër Barcelonës. Djelmoshat e Unai Emery shkatërruan ata të Luis Enrique duke i mposhtur 4:0 në ndeshjen që u zhvillua në Parc des Princes, të cilët shkojnë në Camp Nou me një rezultat tejet të favorshëm, shkruan Gazeta Express.
Angel Di Maria (18’ dhe 55’), Julian Draxler (40’) dhe Edinson Cavani (72’), shënuan për natën magjike të kampionëve të Francës, që mposhtën 4:0 ata të Spanjës.
Hera e fundit kur Barcelona kishte pësuar humbje kaq të thellë ishte 23 prilli i vitit 2013 në Alianz Arena, ku ishte mposhtur 4:0, nga Bayern Munich për t’u turpëruar edhe në Camp Nou, ku gjermanët fituan 3:0 dhe u kualifikuan me rezultatin e përgjithshëm 7:0, për t’u shpallur në fund kampion. /Express/











