Tre dronë dhe 95 efektivë policie në terren në zonën e Këlcyrës, për të zbuluar raste të tentativës për kultivim të kanabisit.
Shërbimet policore që kontrolluan me këmbë, për disa orë, zonën e Këlcyrës, Përmet, konstatuan një rast të tentativës për kultivim të kanabisit.
Pasditen e së martës u vu në pranga G. E., 59 vjeç, pasi në fshatin Mërtinjë, Këlcyrë, në pronën e tij u gjetën të kultivuar disa fidanë narkotikë.
Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan dhe 330 fishekë luftarakë të kalibrit 7.62 mm.
Bëhet me dije se kontrolli i territorit do të vijojë pa ndërprerë, duke kontrolluar dhe në zonat më të largëta, me dronë dhe helikopterë.
g.kosovari