• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Bushi dhe Bogdani kujtojnë kur nisën karrierën: Së fundi Tirana po krenohet për shumë gjëra

by Java News
19/11/2019 07:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kush është kampion i vërtetë është në çdo fushë, jo vetëm te ajo e gjelbër, por edhe në familje e komunitetin ku jeton. Kjo është mëse e vërtetë për dy nga golashënuesit më të mirë të kombëtares sonë të futbollit, Alban Bushi dhe Erion Bogdani, të cilët bashkë me shokët e tyre vendosën që të kontribuojnë duke shtuar gjelbërimin e kryeqytetit. Bushi vlerëson ndryshimin që po pëson Tirana, me më shumë gjelbërim, parqe, kënde lojërash e ambiente sportive.

“Së fundi Tirana po krenohet për shumë gjëra, me parqe lodrash, me mbjellje pemësh, me shumë e shumë gjëra të tjera. Por, një nga gjërat kryesore që ka Tirana në këto momente është Parku i Liqenit. Jo vetëm që i jep shumë oksigjen Tiranës, sepse më parë nuk e kishim këtë lloj oksigjeni. Kemi parë si ishte Tirana më parë dhe se si është tani; por sa i përket anës sportive, këtu stërviten shumë njerëz, marrin oksigjen, stërviten edhe shumë fëmijë të vegjël. Dikur edhe ne jemi stërvitur këtu, kur kemi qenë me të rinjtë e Tiranës. Nuk kishte shumë hapësira ose vraponim nëpër ato kodrat, ku edhe ndonjëherë mund të thyenim edhe këmbën. Kurse tani, shikoni sesi është, ka edhe pista për të bërë vrap. Mendoj që ta vazhdojmë këtë nismë, të mbjellim edhe më shumë pemë, jo vetëm ne sportistët, por të gjithë qytetarët e Tiranës”, tha Bushi.

Ndërsa Erion Bogdani i cili ishte dhe një nga të parët që hapi rrugën e futbollistëve shqiptarë në Seria A, shprehet: “Është një iniciativë shumë e bukur, një kënaqësi për mua, sepse është hera e parë që mbjell një pemë dhe faktikisht duhet të marrim sa më shumë këto iniciativa për arsye sepse sa më shumë pemë të ketë qyteti aq më bukuri i jep”. /e.s/

Next Post
Ftesa e Metës për krizën, Basha me aleatët i shkojnë sot në orën 09:00 në Presidencë

Ftesa e Metës për krizën, Basha me aleatët i shkojnë sot në orën 09:00 në Presidencë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dalin mesazhet, organizatorët pranojnë rënien e protestës: Ta ndërpresim… (FOTO)

Dalin mesazhet, organizatorët pranojnë rënien e protestës: Ta ndërpresim… (FOTO)

July 6, 2026
Kontaktet sekrete mes vendeve arabe dhe Iranit izolojnë Trumpin, SHBA përballë udhëkryqit për luftën në Lindjen e Mesme

Deklarata e fortë e Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është pranë

July 6, 2026
Çoçoli: Mënyra si u pasqyrua protesta jashtë vendit mund të dëmtojë ekonominë dhe investimet

Çoçoli: Mënyra si u pasqyrua protesta jashtë vendit mund të dëmtojë ekonominë dhe investimet

July 6, 2026
Spahiu: Forca të errëta po përdorin protestën për përçarje dhe destabilizim

Spahiu: Forca të errëta po përdorin protestën për përçarje dhe destabilizim

July 6, 2026
Protesta në Tiranë, fotoja nxjerr “zbuluar” PD-në të përfshirë në tubim

Protesta në Tiranë, fotoja nxjerr “zbuluar” PD-në të përfshirë në tubim

July 6, 2026
Pse mesazhi i arkivolit nuk është largimi i Edi Ramës

Pse mesazhi i arkivolit nuk është largimi i Edi Ramës

July 6, 2026
Çupi: Protesta në Tiranë ishte “marrëzi”, u kthye sërish në foltore të Berishës

Çupi: Protesta në Tiranë ishte “marrëzi”, u kthye sërish në foltore të Berishës

July 6, 2026
Balla: Investimi 4 miliardë euro në Zvërnec është në tokë private, projekti respekton 100% natyrën

“Tashmë është protesta e Saliut”, Balla ironizon protestën me flamingo

July 6, 2026
Oficeri izraelit i policisë filmohet duke hedhur granatë në një makinë në Bregun Perëndimor

Oficeri izraelit i policisë filmohet duke hedhur granatë në një makinë në Bregun Perëndimor

July 6, 2026
Prezantohen nismat e reja për një administratë moderne në rrugën drejt BE, Pirdeni: Prioritet, investimi te kapitali njerëzor

Prezantohen nismat e reja për një administratë moderne në rrugën drejt BE, Pirdeni: Prioritet, investimi te kapitali njerëzor

July 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In