Klienti i një banke në Rusi, i mërzitur nga trajtimi “i ftohtë”, është rikthyer në godinë me dy striptiste për t’u treguar punonjësve se si duhet t’i trajtojnë klientët.
Burri, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është filmuar teksa futej me dy vajza në degën e Sberbank (Moskë), bankës më të madhe në Rusi.
Me t’u futur brenda ai u thotë punonjësve në rusisht se “po i trajtoni klientët pa mirësjellje dhe me ftohtësi”.
“Shpresoj se do ta kujtoni këtë moment”, tha ai, i cituar nga “Daily Mail”.
Oleg Vlasov, kreu i zyrës së marrëdhënieve me publikun të Sberbank tha se incidenti ndodhi në fillim të majit, në Moskë dhe shtoi se problemi i klientit ishte zgjidhur para se ai të krijonte këtë incident.
Por, duket se këtë incident nuk do ta harrojë lehtë as personi që solli striptistet, pasi Sberbank e ka paditur atë në polici për huliganizëm.










