• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

U filmua duke dhunuar gazetarin, Topulli: Reagova sepse më goditi me mikrofon (FOTO)

by Java News
11/07/2017 22:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vetëm disa ditë më parë gazetari investigtiv i “Stop” Genci Angjellari deklaroi edhe me pamje filmike se u dhuna nga Mirela Topulli, administratore e firmës “Euroteam”.  Duke iu referuar edhe pamjeve filmike të publikuara nga ky emision gazetari akuzoi Topullin se ajo e dhunoi duke e rrahur pasi ky i fundit po investigonte se ku po  shkonin mbetjet e rrezikshme spitalore të kompanisë që drejtonte kjo zonjë. Sipas investigimit të “Stop” kompania  “Euroteam” rezulton se konsumon rregullisht krim mjedisor. Por si qëndron e vërteta sipas Topullit? Në një intervistë për “foldrejt.info”  Topulli ka deklaruar se gjithçka e thënë deri më tani është puç dhe e qëllimshme.

Topulli shprehet është provokuar nga gazetari. Madje sipas saj Genci Angjellari e ka dhunuar duke e goditur në mjekër me mikrofon. “Mua më kanë lajmëruar nga kompania që kishte ardhur një media e po filmonte dhe unë mora makinën për të shkuar atje dhe ata na kanë filmuar dhe nga pas, madje na kanë bllokuar rrugën. Më pas m’i ka rënë xhamit të makinës dhe ka qenë duke e thyer. I jam lutur që të më largohet nga makina dhe në atë moment ai më ka qëlluar me mikrofon turinjve.” -shprehet ajo duke treguar se ka përpunuar në spital. Topulli thekson më tej se nuk janë transmetuar të gjitha pamjet në emision. “ Nga emisioni nuk është transmetuar e gjitha pasi është shkëputur pjesa ku gazetari më ka goditur mua me mikrofon në mjekër dhe në atë moment kam dalë e makina e shokuar,- tha Topulli.

Intervista e plotë

Znj. Topulli , dy ditë më parë në një emision investigativ janë transmetuar pamjet që ju keni goditur një gazetar. A e keni parë ju videon ?

Po e pashë live, isha madje dhe me një inspektor të zonës dhe u shokua dhe ai nga ajo që pamë.

A mund të na tregosh se si qëndron e vërteta sipas jush?

Më datë 4 korrik në mëngjes ka rënë zjarr në magazinën që unë punoj dhe që në 4 të mëngjesit dhe mediat kanë qenë aty. Kur unë kam shkuar nga ora 7 në zyrë mediat kanë qenë duke filmuar ambientet tona nga jashtë, pastaj ne nuk i kemi lejuar që të hyjnë brenda dhe ata gjithçka kanë filmuar nga jashtë e kanë publikuar. Tani unë nuk e dija që këta vazhdonin të na ndjekin.

Përsa i përket përplasjes me gazetarin, përse u agravua situata?

Mua më kanë lajmëruar nga kompania që kishte ardhur një media e po filmonte dhe unë mora makinën për të shkuar atje dhe ata na kanë filmuar dhe nga pas, madje na kanë bllokuar rrugën. Më pas m’i ka rënë xhamit të makinës dhe ka qenë duke e thyer. I jam lutur që të më largohet nga makina dhe në atë moment ai më ka qëlluar me mikrofon turinjve.

Nga emisioni nuk është transmetuar e gjitha pasi është shkëputur pjesa ku gazetari më ka goditur mua me mikrofon në mjekër dhe në atë moment kam dalë e makina e shokuar. Pasi ndodhi incidenti unë kam shkuar në spitalin ushtarak dhe kam ndenjur atje disa orë pasi kisha kaluar një traumë në kokë, nuk kam qenë mirë. Unë kaq kam diskutuar me gazetarin po më pas kam dalë nga makina e shokuar i kam rënë nja dy shpulla.

Ka qenë ai filmimi që dhe ju keni parë dhe ata të tre që kanë qenë aty kanë provokuar dhe punonjësin që isha unë me të duke i thënë: “Hajde, hajde”.Pastaj nga ai moment që ka ndodhur dhe incidenti ne jemi larguar dhe më ka marrë një nga drejtuesit e emisonit në telefon dhe më tha që me atë që i ke bërë ti gazetarit e ke shumë të vështirë që të shpëtosh. Po kështu më tha që nuk shpëton njeri me atë që unë kam bërë.

A mund të na shpjegoni si qëndron e vërteta derdhjes së mbetjeve në lumin e Erzenit?

Pas djegjes totale të magazinës ne kemi postuar materialet nga aty tek ambientet e shoqërisë me të cilën ne bashkëpunojmë. Nuk janë hedhur në lumin Erzen, janë ambientet e shoqërisë që ne bashkëpunojmë po ka afër lumin dhe ajo pamja që kanë nxjerrë ata që nuk ka mbetje në lumë dhe ky ka qenë gabimi i shoferit që i ka shkarkuar aty pranë por jo në lumë. Asgjë nuk është derdhur në lumë por përsa i përket kësaj këtë përgjegjësi e mbaj unë. Kjo është totalisht e qëllimshme.

Përse mendoni se është e qëllimshme?

Kjo është totalisht e qëllimshme, për shkak të konkurrencës por unë jam e pastër se kam pasur kontrolle pa fund. Por theksoj që konkurrentët e m’i dërgojnë shkresa kundër meje pa fund për të më dëmtuar. Ky eshte puç. Është e turpshme ajo që kanë bërë ,kompania ku unë punoj është e pastër dhe paguan të gjitha detyrimet që ka ndaj shtetit dhe ne nuk jemi një shoqëri fantazim.

Sipas mediave ju jeni në kërkim nga policia, a është e vërtetë kjo?

Ky lajm është i rremë pasi unë kam qenë në komisariat në momentin që doli lajmi se unë jam në kërkim. Unë jam në mes të Tiranë. Pasi kam dalë nga spitali ushtarak të nesërmen jam thirrur në komisariatin numër 1, pasi kishte bërë kallzim gazetari që unë e kam goditur me sende të forta. Kallëzim ky i rremë pasi unë nuk kam pasur gjë në dorë. Pasi kam bërë deklarimet e mia dhe ata më kanë parë që unë kam qenë goditur kam shkuar tek mjekësia ligjore kam bërë veprimet përkatëse dhe çështja tashmë ka shkuar në prokurori.

Pak më lart deklaruar që jeni dhunuar nga gazetari, a keni bërë kallzim për këtë?

Patjetër që po, sot unë kam depozituar një kallëzim në prokurori për gazetarin Genci Angjellari.

a.ç

 

Next Post
POGRADEC/ Kërcënoi se do të hidhej nga pallati, por shpëton nga rënia zjarrfikësin që shkoi ta ndihmojë

POGRADEC/ Kërcënoi se do të hidhej nga pallati, por shpëton nga rënia zjarrfikësin që shkoi ta ndihmojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

September 29, 2026
Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

September 29, 2026
Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

September 29, 2026
Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi

Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi

September 29, 2026
Izraeli eliminon komandantin e Hamasit, 6 të vrarë nga bombardimet ajrore në Gaza!

Izraeli eliminon komandantin e Hamasit, 6 të vrarë nga bombardimet ajrore në Gaza!

September 29, 2026
Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

Korrupsioni miliona dollarësh, 2 ish-ministra të qeverisë së Orbánit në telashe, arrestohen nën dyshimet për ryshfete

September 29, 2026
Liga e Kombeve/ Shqipëri për Europian! Kombëtarja fiton me ‘tripletë’ ndaj San Marinos dhe merr vendin e parë në grup (VIDEO)

Liga e Kombeve/ Shqipëri për Europian! Kombëtarja fiton me ‘tripletë’ ndaj San Marinos dhe merr vendin e parë në grup (VIDEO)

September 29, 2026
“Jo në emrin tim”/ Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët kosovarë mblidhen për të 14-tën natë në Prishtinë dhe kërkojnë pafajësinë

“Jo në emrin tim”/ Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët kosovarë mblidhen për të 14-tën natë në Prishtinë dhe kërkojnë pafajësinë

September 29, 2026
Koha televizive në muajin gusht, Opozita dhe Berisha dominojnë ekranin! AMA zbulon shifrat, PS vetëm 30,8%! (TABELAT)

Koha televizive në muajin gusht, Opozita dhe Berisha dominojnë ekranin! AMA zbulon shifrat, PS vetëm 30,8%! (TABELAT)

September 29, 2026
Zelensky: Ukraina e gatshme të respektojë armëpushimin 3-ditor të shpallur nga Putini -

Koreja e Jugut kërkon falje nga Ukraina pasi Zelensky zbuloi transferimin e dy ushtarëve koreano-veriorë!

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com