Ky është momenti tronditës kur një grua u fshikullua 100 herë me rrip nga burri i saj si dënim për kurorëshkelje para se të rrëzohej para një turme – e cila pastaj e sulmoi seksualisht atë.
Gruaja e tmerruar, e lidhur me duart e saj në një litar të varur nga një pemë, mund të dëgjohet duke bërtitur në dhimbje, ndërsa burri i saj e goditi në mënyrë të përsëritur me një rrip lëkure në Indinë veriore.
Një grup burrash dhe djemsh që qëndronin rreth e qark në një rreth, e vëzhguan ndërsa ajo u rrëzua pa ndjenja pas rrahjes së tërbuar dje në Bulandshahr, Uttar Pradesh, raporton DailyMail.
Por rrahja e saj nuk përfundoi nuk përfundoi aty pasi disa nga e fshatarët sulmuan seksualisht dhe u përpoqën ta përdhunonin. Kur ajo rifitoi ndjenjat e saj, ata e paralajmëruan atë që të mos i denonconte në polici, përpara se tia mbathte.