• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

VIDEO/ Burgun e bëri i fejuari, por vajza tregon të vërtetën: Unë e vrava mamanë dhe e futa në valixhe…

by Java News
07/02/2017 21:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Dua të jem e lirë. Nuk dua të jetoj më pas një gënjeshtre. Vrava time më dhe e futa në valixhe”.

Kështu një 21- vjeçare amerikane Heather Mack, rrëfeu në një video të publikuar në Youtube se ka vrarë nënën e saj në vitin 2014 në Bali të Indonezisë, teksa familja ndodhej me pushime.

Për vrasjen e 62- vjeçares Shelia von Wiese-Mack, u dënua me 18 vite burg, i fejuari i Heather, 23- vjeçari Tommy Schaefer. Për krimin u dënua me 10 vite burg si bashkëpunëtore, edhe vajza e cila tashmë zhvesh komplet nga akuzat të dashurin e saj, me të cilin ka edhe një fëmijë, duke e marrë përsipër gjithë përgjegjësinë e krimit.

Sipas hetuesve, krimi ka ndodhur për motive trashëgimie dhe më saktësisht për një fond prej një milionë e gjysmë dollarë.

“Kur isha 10 vjeçe nëna ime vrau tim atë në një hotel në Athinë, në Greqi, ndërsa ishim me pushime. Unë e zbulova këtë gjë, dy javë para se të mbërrinim në Bali. Lajmi më ndezi gjakun dhe kështu në kokën time mendova të vrisja nënën”, shpjegon vajza në videon që noa.al sjell më poshtë.

“Fillimisht i kërkova Tommy të më ndihmonte që të gjëja dikë për të vrarë nënën time, por ai më tha jo. Pas kësaj në kokë më erdhi kjo ide e egër që duhet të vrisja nënën time në një dhomë hoteli, siç ajo kishte bërë me tim atë”, tregon ndër të tjera 21- vjeçarja.

Një hakmarrje kjo e zbuluar nga e reja, ndonëse në dokumentet zyrtare, për vdekjen e të atit, u fol gjithmonë për shkaqe natyrale, për shkak të problemeve me mushkërinë.

“Nuk pendohem që e vrava time më. Vetëm se më vjen keq që tërhoqa dhe Tommy në këtë rast. Ai është i pafajshëm. Gënjeu në gjykatë për të më shpëtuar mua. E vetmja gjë për të cilën është fajtor është fshehja e kufomës, pasi më ndihmoi të fshihja trupin e saj në një valixhe, pasi i kërkova ndihmë”, shton më tej ajo, shkruan noa.al.

Duke ndjekur filmimin në youtube, të publikuar këtë të hënë, autoritetet indoneziane deklaruan se po rishqyrtojnë rastin, duke hedhur edhe dyshime se Heather mund të kërkojë thjeshtë të ulë dënimin e të dashurit.

Next Post
10 femrat më të bukura të Shqipërisë… (FOTOT)

10 femrat më të bukura të Shqipërisë... (FOTOT)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndjekje si në filma, bie në pranga 46-vjeçari në Shëngjergj, u kap me armë e municion

Ndjekje si në filma, bie në pranga 46-vjeçari në Shëngjergj, u kap me armë e municion

March 17, 2026
Niazi Jaho: Masat e sigurisë, një hap i vonuar, por i nevojshëm nga Gjykata e Lartë

Niazi Jaho: Masat e sigurisë, një hap i vonuar, por i nevojshëm nga Gjykata e Lartë

March 17, 2026
“Nuk e dimë nëse është i gjallë lideri suprem”, çfarë deklaroi Trump në javën e tretë të luftës

Corriere della Sera: Vietnami i Donald Trump!

March 17, 2026
Miratimi i rezolutës për Iranin, Hasani: Shqipëria në krah të aleatëve në mbrojtje të sigurisë

Miratimi i rezolutës për Iranin, Hasani: Shqipëria në krah të aleatëve në mbrojtje të sigurisë

March 17, 2026
Zbulohet rrjeti i fshehtë i përgjimeve ruse në Vjenë, antenat që shqetësojnë Perëndimin

Zbulohet rrjeti i fshehtë i përgjimeve ruse në Vjenë, antenat që shqetësojnë Perëndimin

March 17, 2026
“Territorialja”/ Balla: Presim përgjigje deri në darkë. Boçi: Mos jepni ultimatume, jemi parti autonome

Pr/rezoluta kundër Iranit, Balla kritikon PD-në: S’dolët dot nga interesi i vogël për një protestë pa krye

March 17, 2026
“Do të nisesha me biçikletë nga Gjermania”, Ervin Skela: Ëndërr të jem trajner i kombëtares

“Do të nisesha me biçikletë nga Gjermania”, Ervin Skela: Ëndërr të jem trajner i kombëtares

March 17, 2026

Europrospects: Rasti i Veliajt dhe reforma në drejtësi, provë për besueshmërinë e BE-së për shtetin e së drejtës

March 17, 2026
VIDEO / Me 79 vota pro, Kuvendi shpall Iranin sponsorizues të terrorizmit. Dënohen edhe Hezbollah e Garda Revolucionare

VIDEO / Me 79 vota pro, Kuvendi shpall Iranin sponsorizues të terrorizmit. Dënohen edhe Hezbollah e Garda Revolucionare

March 17, 2026
“Irani, financues i terrorizmit”, Balla flet për rezolutën: Po përballemi me akte armiqësore nga Tehrani

“Irani, financues i terrorizmit”, Balla flet për rezolutën: Po përballemi me akte armiqësore nga Tehrani

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In