• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Brukseli vlerëson punën e policisë shqiptare në luftën kundë drogës

by Java News
17/05/2018 13:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Akademinë e Sigurisë u mbajt takimi i dytë, i drejtuar nga ekipi i projektit “SANCAS”, në kuadër të planit kombëtar kundër kultivimit të kanabisit, me pjesëmarrjen e Zv/ministres së Brendshme, përfaqësuesve nga Policia e Shtetit, Prokuroria e Përgjithshme dhe delegacioni i BE-së në Shqipëri.

Gjatë aktivitetit, Shefi i Operacioneve Seksioni 1, Delegacioni i BE-së në Shqipëri, Stephen Stork, u shpreh se “po prodhohen rezultatet e para dhe në 2017 për herë të parë në dhjetëra vjeçar pamë një ulje drastike në kultivimin jashtë të kanabisit”.

Në takim u bë prezantimi i raportit të ecurisë së projektit deri tani dhe axhenda e veprimtarive të parashikuara në vijim, deri në Shtator 2018.

Zv/ministrja e Brendshme, Rovena Voda u shpreh se “lufta kundër krimit të organizuar është fokusi dhe prioriteti më i madh, më kryesori i Ministrisë së Brendshme. Mbështetja e projektit “SANCAS”, mendoj që sigurisht do të japë efektet e veta. Në kuadër të këtij projekti tashmë janë kryer fluturimet e para. Po kështu jam informuar e më vjen mirë ta ndaj dhe me ju që raportet e para të fluturimeve kanë qenë pozitive”.

“Ne, si Ministri e Brendshme, jemi shumë të angazhuar edhe patjetër mirëpresim që ky projekt të përfundojë me sukses. Pa diskutim që bashkëpunimi me Policinë e Shtetit, nuk e vë në dyshim ashtu siç ka qenë, do të vazhdojë të jetë në nivele shumë të larta”, shtoi ajo.

“Shpresoj që, siç e thashë në fillim projekti të jetë një vlerë e shtuar dhe unë uroj që të gjithë komponentët e projektit të përfundojnë apo të realizohen me sukses, sepse kështu besoj edhe ne do të kemi mundësi të themi në fund të ditës para qytetarëve tanë që: “Po, ne kemi bërë diçka, por sigurisht së bashku”, tha Voda.

Zv/drejtore e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj tha se, Projekti “SANCAS” është një projekt i rëndësishëm përsa i përket Policisë së Shtetit, në luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit

“ Në komponentin e parë edhe këtë vit Guardia di Finanza ka ndarë me shërbimet dhe bashkëpunimin ndërkombëtar policor, planin operativ të monitorimit nga ajri për vitin 2018, që është nga 5 prill-15 maj 2018, do të kryhen 42 fluturime nga projekti “SANCAS”. 16 shtator-31 tetor 2018 do të kryhen 43 orë fluturimi. Pala italiane do të financojë rreth 100 orë fluturime, të cilat do të zhvillohen nga data 16 maj-15 shtator 2018. Komponenti i dytë i rëndësishëm është vlerësimi i nevojave në lidhje me zgjerimin e përdorimit të Komisariatit Dixhital dhe ngritjen e Laboratorit Hulumtues.

Komponenti i tretë që është mëse i rëndësishëm, ekipi i projektit ka punuar për informimin e palëve të interesuara ku përfshihet Policia e Shtetit, Prokuroria si dhe shtetet anëtare të BE-së, kryesisht nëpërmjet oficerëve tanë të kontaktit, për të krijuar, financuar hetime të përbashkëta, lidhur me hetimin e trafikimit dhe kultivimit të kanabisit që është aq shumë e rëndësishme për parandalimin dhe goditjen e këtij fenomeni”, ta Hajnaj

Giampiero Messinese, Drejtues Ekipi projekti “SANCAS”, tha se janë bërë mjaft takime në përpjekje për të fokusuar mbi nevojat e paraqitura në ato pikat kyçe të vetë projektit. “E kam fjalën në mënyrë të veçantë për veprimtaritë që kemi bërë për të përditësuar, përmirësuar dhe implementuar Komisariatin Dixhital, për të përpunuar me mbështetjen e analizës së riskut të Policisë së Shtetit dhe të zyrave të tjera kompetente, të ngarkuara për analizën e lokaliteteve të zonave ku është e mundur të mbillen fara droge, pra për marijuanën në mënyrë të veçantë dhe në fund edhe mundësinë me anën e këtij projekti, që të financojmë në këto dy vjet takime operative, ndërmjet punonjësve të Policisë, magjistratëve, gjyqtarëve, Prokurorëve shqiptarë dhe vendeve të Bashkimit Evropian, në rastet kur ka një veprimtari kriminale, që ka të bëjë pikërisht me trafikun ndërkombëtar të kanabisit”, tha Messinese.

Shefi i Operacioneve Seksioni 1, Delegacioni i BE-së në Shqipëri, Stephen Stork, tha se “në kontekstin politik jemi shumë të ndërgjegjshëm për lançimin e strategjisë së zgjerimit në 2018 në Shkurt, i cili për herë të parë në 15 vjet e rrit marrëdhënien me rajonin dhe nëpërmjet kësaj strategjie është rikonfirmuar nga Komisioni Evropian dhe sipas kësaj strategjie, ne po shohim mundësinë nëpërmjet këtij projekti që të adresojë çështje që kanë të bëjnë me zbatimin e ligjit që është një nga standardet me kryesore në bazë të të cilit do të vlerësohet zhvillimi dhe ecuria e vendit”.

“Lufta kundër krimit të organizuar është një përparësi për Shqipërinë dhe për të gjithë komunitetin ndërkombëtar. Siç e kam thënë, po prodhohen rezultatet e para dhe në 2017 për herë të parë në dhjetëra vjeçar pamë një ulje drastike në kultivimin jashtë të kanabisit. Ja ku jemi këtu me projektin “SANCAS”, në të cilin Bashkimi Evropian bashkë-financon me Italinë për të kryer mbikëqyrjet ajrore bashkë me Guardia di Finanzën”, vijoi Stork

ma.me
Next Post
Samiti i Sofjes, BE nuk dorëzohet përballë Presidentit Trump

Samiti i Sofjes, BE nuk dorëzohet përballë Presidentit Trump

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In