• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Samiti i Sofjes, BE nuk dorëzohet përballë Presidentit Trump

by Java News
17/05/2018 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në konfliktin për doganat ndëshkuese që kërcënon të vendosë Trump për importet europiane, BE nuk dorëzohet: Nuk negociojmë nën kërcënime. Në Sofje Ballkanit i pritet hovi.

Presidenti francez, Emmanuel Macron bëri të qartë në samitin e BE-së në Sofje, se doganat ndëshkuese “duhet të bien pa limit dhe pa kushte”. “Këtu kemi një qëndrim të përbashkët”, tha kancelarja gjermane, Angela Merkel. “Ne duam përjashtim pa afat.” Merkel bëri edhe një ofertë. Pas kësaj jemi të gatshëm që të negociojmë me qeverinë amerikane se si mund të reduktojmë barrierat e dyanshme në tregtinë transatlantike, tha ajo.
Trump u ka ofruar europianëve edhe një shtyrje në afatin për vendosjen e doganave deri më 1 Qershor.

“Këtë nuk do ta pranojë BE”

Ndërsa kancelari austriak, Sebastian Kurz deklaroi se “ajo që po përjetojmë për momentin është nga njëra anë një politikë amerikane e paparashikueshme dhe nga ana tjetër një politikë amerikane që thjesht e qartë…po rrezikon interesat tona ekonomike në Europë.” Këtë BE nuk do ta pranojë. Jetojmë në shekullin e 21-të dhe nuk kemi interes për barriera tregtare.

Po në të njëjtin gjuhë u shpreh edhe kreu i qeverisë belge, Charles Michel. BE do t’i dalë përballë me respekt, por edhe me vendosmëri Trumpit. Trump dhe qeveria e tij kanë marrë vendime unilaterale kundër interesave të Bashkimit Europian, tha ai. Qeveritë europiane kështu po hapin rrugën për Komisionin Europian për të pasur një pozicion të qartë në konfliktin me Donald Trump.

2025 datë ambicioze anëtarësimi për Ballkanin Perëndimor

Temë qendrore në samitin e BE-së në Sofje është Ballkani Perëndimor. Komisioneri për zgjerimin, Johannes Hahn u shpreh i rezervuar. 2025 është një “datë ambicioze” tha Hahn në Sofje. “Parimisht nga këndvështrimi i sotëm është e mundshme për një vend ose një tjetër anëtarësimi.” Por për këtë vendet e Ballkanit duhet të bjën detyrat e tyre.

Komisioni Europian i dha në shkurt shpresë Serbisë dhe Malit të zi për anëtarësim të mundshëm deri në vitin 2025. Por me këtë datë BE mori kritika të forta nga qeveritë e vendeve anëtare. Në asnjë vend të BE nuk ka për momentin mbështetje të madhe për zgjerimin e BE-së. DW

Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Çfarë pritet sot nga takimi në Sofje

Në Sofje të Bullgarisë zhvillohet sot samiti BE-Ballkani Perëndimor. Pritet që BE t’i japë një shtytje proceseve integruese, por samitin e ka komplikuar refuzimi i Spanjës që të ulet në një tavolinë me krerët e Kosovës.

Kosova po prezantohet në këtë samit nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe minsitri i Jashtëm Behgjet Pacolli, ndërsa delegacionin e Shqipërisë e prin kryeministri Edi Rama. Vëmendjen kryesore megjithatë e ka zgjuar raporti mes Kosovës dhe Serbisë si dhe refuzimi i kryeministrit të Spanjës Rajoy, që të ulet në një tavolinë me krerët e Kosovës. Presidenti Hashim Thaçi është takuar dje në Sofje me ndërmjetësimin e përfaqësueses së BE, Federica Mogherini me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Insistimet për marrëveshje të shpejtë

Autoritetet ndërkombëtare evropiane por edhe amerikane kanë intensifikuar kohët e fundit angazhimet për një marrëveshje të shpejtë për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Presidenti Vuçiq dhe ai Thaçi flasin se marrëveshja përfundimtare do të jetë e “dhimbshme për të dyja palët”, pra për Kosovën dhe Serbinë, por asnjëri prej tyre ende nuk e ka konfirmuar se cilat janë kërkesat konkrete të autoriteteve ndërkombëtare dhe cilat janë ato elemente të dhimbshme me të cilat do të përballen palët.

Brüssel, Hashim Thaci, Federica Mogherini, Aleksandar Vucic (Europäische Kommission)
Presidenti Thaçi tha se Kosova do të paraqitet në këtë samit e barabartë me shtetet e tjera pjesëmarrëse. Por për shkak të Kosovës do të përdoret modeli Gimnih, sipas të cilit pjesëmarrësit nuk do të kenë simbole të shtetit. Kështu të paktën kanë paralajmëruar organizatorët, pra Bullgaria si kryesuese e radhës e KE, por edhe autoritetet e tjera, të cilat kanë përgatitur draftin e deklaratës përfundinmtare. Në këtë deklaratë thuhet se të gjitha 28 vendet e tanishme të BE, pra edhe Britania e Madhe, e mbështesin perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Por mësohet se në dokument evitohet të përmendet anëtarësimi i këtyre vendeve në BE apo zgjerimi i BE-së. Thuhet se vendet duhet të ndërlidhen më shumë mes vete përmes investimeve në infrastrukturë, të forcohet bashkëpunimi rajonal, të shtohen shkëmbimet në sektorin e arsimit, kulturës dhe që ato së bashku të tejkalojnë të gjtiha sfidat e përbashkëta – siç janë siguria dhe migracioni. Dokumenti përfundimtar ku flitet për ndërlidhje dhe partneritet duhet të miratohet në fund të samitit. Merret vesh se edhe Spanja do të mbështetë dokumentin, ndonëse nuk do të ketë përfaqësuesit e saj në takim.

Falenderimet për Borisovin

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka falënderuar jo vetëm autoritetet evropiane por edhe kryeministrin e Bullgarisë Boiko Borisov për përkushtimin e tij që Kosova të marrë pjesë në këtë samit, njëjtë sikur shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor. “Me këtë pjesëmarrje Kosova e fuqizon subjektivitetin e vet evropian”, thotë Thaçi. Refuzimin e pjesëmarrjes së Spanjës në samit, ai e sheh si pasojë të çështjeve të brendshme të pazgjidhura në këtë vend. Ndërsa sa i përket raporteve me Serbinë ai tha se pret që këto të zgjidhen brenda “nëntë muajve, kur mund të arrihet një marrëveshje historike”. Por ky moment kërkon, sipas tij, një mobilizim të të gjitha forcave politike për gjetjen e zgjidhjes më të mirë për Kosovën. Problemi më i madh që ka Kosova është krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sepse komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn dhe autoritetet evropiane thonë se statuti për Asociacionin duhet të jetë i gatshëm katër muaj pas krijimit të komisionit punues, pra deri në korrik.

Sebia nuk është e kërcënuar

Presidenti i Serbisë tha se vendi i tij është nën presion, por askush nuk mund ta cënojë ate. “Askush nuk po e kërcënon Serbinë e as mua. Ka pasur presion ndaj Serbisë për pesë vite tani, sepse Perëndimi po e dëshiron pavarësinë e Kosovës. Ne nuk e duam. A na obligon kjo? Jo. A është pozita jonë e lehtë? Jo. Nëse do të pranoja diçka që do t’i përshtatej opinionit serb, do të dilja para popullit, por kam pranuar vetëm shenja”, tha Vuçiq.

“Ne e kemi një plan të caktuar, por nuk jam i kënaqur me detaje të caktuara. Jemi në kërkim të një zgjidhjeje kompromisi që kërkon marrjen në konsideratë të interesave të serbëve në Kosovë, por edhe të Republikës së Kosovës”, ka përfunduar ai.

Vazhdimi i dialogut

Në takmin e mbajtur me ndërmjetësimin e Mogherinit, presidentët Thaçi dhe Vuçiq kanë rënë dakord që të vazhdojnë dialogun, të cilin kërkojnë shtetet e BE por edhe SHBA. Ky dialog po futet në fazën përfundimtare, kur palët duhet të nënshkruajnë edhe një marrëveshje të obligueshme juridike, për normalizimin e raporteve. Presidenti i Serbisë Vuçiq ka përsëritur shumë herë kohët e fundit se Sebia nuk mund të jetë humbësi i vetëm i këtij dialogu dhe se ai do të insistojë në mbrojtjen e interesave të shtetit të tij. Ndërkohë që edhe Thaçi tha se “procesi nuk do të jetë i lehtë për Kosovën por as për Serbinë” dhe se “nuk do të ketë fitore 100% për askënd”.

Samiti në Sofje do të fillojë me një fotografim të përbashkët dhe do të përfundojë me prezantimin e rezultateve të takimit. Pjesëmarrësit shpresojnë se BE do t’ia hapë rrugën BE për anëtarësim dhe do të mbështetë iniciativat rajonale. Në kornizat e samitit janë mbajtur dhe po mbahen edhe takime të tjera të rëndësishme bilaterale.

DW/ma.me

Next Post
VIDEO/ Dera i kap çadrën, e moshuara tërhiqet zvarrë nga autobusi

VIDEO/ Dera i kap çadrën, e moshuara tërhiqet zvarrë nga autobusi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si po e zgjeron Irani fushatën e tij të presionit për të detyruar SHBA-në të bëjë lëshime

Si po e zgjeron Irani fushatën e tij të presionit për të detyruar SHBA-në të bëjë lëshime

August 3, 2026
“Shenzhou-23” arrin përparim në rritjen e orizit shumëbrezësh në orbitë

“Shenzhou-23” arrin përparim në rritjen e orizit shumëbrezësh në orbitë

August 3, 2026
Zjarri përfshin një sipërfaqe me shkurre dhe pemë në Libofshë, ndërhyjnë zjarrfikësit

Zjarri përfshin një sipërfaqe me shkurre dhe pemë në Libofshë, ndërhyjnë zjarrfikësit

August 3, 2026
“Pata propozuar që drejtorët të ishin me mandat”, Braçe: Po këta të qeverisë kur do të ndërrohen? 

“Kjo nuk është tregti, por zhvatje!, Braçe: Fermerët shesin pa fitim, tregtarët pesëfishojnë çmimin e frutave dhe perimeve

August 3, 2026
Magjistratët kërkojnë rillogaritjen e pagave: Vendimi i Kushtetueses duhet të zbatohet automatikisht

Magjistratët kërkojnë rillogaritjen e pagave: Vendimi i Kushtetueses duhet të zbatohet automatikisht

August 3, 2026
Nauru ndryshon emrin pas dekadash, shteti ishullor rikthehet te identiteti tradicional

Nauru ndryshon emrin pas dekadash, shteti ishullor rikthehet te identiteti tradicional

August 3, 2026
Detaje nga plagosja e 35-vjeçarit në Kurbin, gjenden dy gëzhoja në vendngjarje

Ngacmoi seksualisht një të mitur, policia arreston 31-vjeçarin në Tiranë

August 3, 2026
Irani dhe Omani drejt një marrëveshjeje për ngushticën e Hormuzit, pa rifilluar dialogun me SHBA-të

Irani dhe Omani drejt një marrëveshjeje për ngushticën e Hormuzit, pa rifilluar dialogun me SHBA-të

August 3, 2026
Sherri për një vajzë dyshohet se i mori jetën 24-vjeçarit shqiptar në Itali! Identifikohet autori

Sherri për një vajzë dyshohet se i mori jetën 24-vjeçarit shqiptar në Itali! Identifikohet autori

August 3, 2026
21 mijë maturantë garojnë në universitete, Xhelaj: 77% janë nxënës që mbaruan këtë vit

21 mijë maturantë garojnë në universitete, Xhelaj: 77% janë nxënës që mbaruan këtë vit

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com