• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO/ Brown pranon për herë të parë: Fëmijët u abuzuan por jo nga unë…

by A R
21/03/2017 16:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

John David Brown 66 vjecari anglez i dënuar për abuzime seksuale me të mitur për herë të parë pranon në një intervistë ekskluzive për ReportTv se fëmijët e strehuar në fondacionin e krijuar prej tij në Shqipëri janë abuzuar, por jo nga ai.

Një ditë më parë gjykata i refuzoi atij kërkesën për rigjykim me prova të reja dhe këtë vendim Brown e quan padrejtësi duke ngritur dyshimet se gjithçka u bë për ti mbyllur atij fondacionin dhe jo për të zbardhur abuzimet seksuale me fëmijët.

Ka kaluar 11 vite në qeli i dënuar me akuzën e marrëdhënieve seksuale dhe homoseksuale me të mitur, por dënimin ndaj tij e konsideron të padrejtë dhe ka shpresë se një ditë dosja e tij do të rihapet.

David ka arritur të mësoj një gjuhën shqip në qeli dhe në shqip shprehet se sërish ka shpresë se një ditë drejtësia do ta shpallë atë të pafajshëm dhe pse dënimi ndaj tij është padrejtësi.

“Padrejtësi! Demokracia këtu është 100% gabim. Avokati im është mërzitur shumë sepse u bllokuan faktet e mia, dokument, të vërtetën e bllokuan”.
Është kjo historia e 66-vjeçarit John David Brown të cilit një ditë më parë gjykata i refuzoi të drejtën për të administruar prova të reja në dosjen e dënimit me 20 vite ndaj tij, dënim i cili mbeti në fuqi.

Në një rrëfim për ReportTv, Brown pranon se në qendrën e fëmijëve dhe fondacion e drejtuar prej tij “Fëmijët e tij” ka patur abuzime seksuale por këto nuk janë kryer prej tij.

“Andon më tregoi fillimisht për abuzimet, më tregoi që nuk kishte vetëm ndaj tij abuzime por dhe ndaj fëmijëve të tjerë situate ishte e tmerrshme, por dhe pse unë denoncova asnjë masë nuk u mor”.

Në lidhje me arrestimin dhe dënimin, Brown shprehet se gjithçka ka qenë e motivuar për ti mbyllur atij fondacionin.

“Mendoj se motivi për të më denoncuar e dënuar mua ishte të sulmohej, të akuzohej fondacioni dhe puna ime. Ne në fakt në kemi pasur kontrolle nga shumë ministri përpara se të më arrestonin, më pas erdhi kontrolli i fundit nga policia ku u arrestova“.

Prova e re të cilën Brown kërkoi të merrej parasysh nga gjykata është dëshmia e fëmijëve sot në moshë madhore, por dikur të mitur e kanë akuzuar atë për pedofili. Brown shprehet se dëshmitë e tyre asokohe janë marrë nën presion dhe nuk janë të vërteta.
“Në atë kohë ata nuk u shprehën lirisht, por u detyruan nga psikologët, prokurorët, gjykatësit. Ata u takuan në kafe më prokurorët gjykatësit duke i kërcënuar të thoshin atë çka thanë. E vërteta është se nuk kam abuzuar me asnjë nga fëmijët dhe fëmijët nuk kanë folur kundër meje, ata janë detyruar të flasin kundër meje. Madje ata kanë ardhur të më mbështesin në gjykatë, por janë ndaluar të hyjnë. Ata më duan të lirë, ndërsa prokurorët më duan në burg”.

ReportTv ka mundur të sigurojë dhe një faksimile të vendimit të Gjykatës së Lartë e cila dhe pse refuzoi rekursin e Brown në argumentin e saj shkruan, se deklarimet e fëmijëve mund të merren si provë vetëm në gjykatën e Shkallës së Parë, por kjo gjykata një ditë më parë e rrëzoi këtë kërkesë.

Brown pritet të lërë qelinë në vitin 2018 pas kohës së paraburgimit dhe uljeve të përfituara për shkak të sjelljes së mirë në qeli dhe punës që ai kryen në burg si kopshtar, por pavarësisht masës rënduese të dëbimit nga Shqipëria ai kërkon sërish të qëndrojë këtu pasi gjithçka ka ndodhur me të e quan padrejtësi./a.m.

Next Post
Dritëro… Prit dhe pak

Kumbaro në takimin me OSBE: Shkrimi i historisë nuk është detyrë e politikës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dhunoi protestuesin në Zvërnec, lihet në burg Gerald Biba

Dhunoi protestuesin në Zvërnec, lihet në burg Gerald Biba

June 1, 2026
Trump publikon 50 postime në Truth: Jam më popullor se Elvisi! Kam inteligjencë ekstreme…

Trump publikon 50 postime në Truth: Jam më popullor se Elvisi! Kam inteligjencë ekstreme…

June 1, 2026
Qëlloi me armë në ajër, 31-vjeçari tregon arsyen: Humba para në skedina

Qëlloi me armë në ajër, 31-vjeçari tregon arsyen: Humba para në skedina

June 1, 2026
“Fundjava sjell rritje të temperaturave”, Ja deri në çfarë date do të vazhdojë ‘i nxehti i ferrit’

Po vijnë ditët më të nxehta të vitit! Meteorologia: Sot termometri ngjitet në 34 gradë celsius!

June 1, 2026
BBC sjell imazhet satelitore: Sulmet e Iranit dëmtojnë 20 baza ushtarake amerikane që nga fillimi i luftës

BBC sjell imazhet satelitore: Sulmet e Iranit dëmtojnë 20 baza ushtarake amerikane që nga fillimi i luftës

June 1, 2026
Flet biznesmeni rus që prodhon raketa për Ukrainën: Kushtojnë sa 1/10 e Tomahawk-ëve

Flet biznesmeni rus që prodhon raketa për Ukrainën: Kushtojnë sa 1/10 e Tomahawk-ëve

June 1, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Mundësi të reja dhe surpriza/ Astrologu Jorgo Pulla zbulon parashikimin e yjeve për 12 shenjat e zodiakut

June 1, 2026
Midis heshtjes së politikës dhe zërit të një brezi të ri

Nga ndërgjegjësimi qytetar te sfida evropiane

June 1, 2026
Protesta në Zvërnec, Policia iu heq licencat dy kompanive private të sigurisë: Vijojmë hetimet penale & administrative

Protesta në Zvërnec, Policia iu heq licencat dy kompanive private të sigurisë: Vijojmë hetimet penale & administrative

June 1, 2026
Numri i turistëve u rrit në korrik, INSTAT: 2.7% më shumë se i njëjti muaj i vitit të kaluar

Turizmi ndryshon hartë! Rikthehen polakët, Italia dhe Franca kompensojnë “ikjen” e gjermanëve

June 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In