• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Brenda kompleksit të muxhahedinëve në Tiranë; fusha futbolli, salla kompjuterash, klinika dentare e rrobaqepësi

by Java News
22/10/2018 16:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një delegacion i lartë nga Parlamentit Federal Gjerman, që përfshinte Prof. Dr. Rita Sussmuth, ish Presidente e Parlamentit Federal Gjerman (1988-1998), Otto Bernhardt, ish anëtar i Parlamentit Federal Gjerman (1988-2009) dhe i Bordit të Fondacionit Konrad-Adenauer, Martin Patzelt, Anëtar i Parlamentit Federal Gjerman, Komiteti për Familjen, Gratë dhe Rininë, dhe Thomas Nord, Anëtar i Parlamentit Federal Gjerman, Komiteti për Punët e Bashkimit Europian, udhëtuan për në Shqipëri për të vizituar kompleksin e Muxhahedinëve iranianë në Manzë, Durrës, dhe për të marrë pjesë në një konferencë në Tiranë, me titullin: “Kërcënimet e fondamentalizmit islamik, dhe sponsorizimi shtetëror i terrorizmit nga regjimi iranian në Europë dhe Ballkan”.

Delegacioni gjerman vizitoi kompleksin e banimit të Muxhahedinëve iranianë, në Manzë, Durrës, dhe bisedoi me anëtarët e MEK rreth kushteve të tyre kohët e fundit. Dr. Sussmuth, dhe delegacioni gjerman, i cili ka luajtur një rol aktiv në transferimin e anëtarëve të MEK nga Iraku në vendet europiane, gjatë vizitës në vende të ndryshme të kompleksit, shprehën mirënjohjen e tyre që anëtarët e MEK ndodhen në një vend të sigurtë.

Në emër të delegacionit, Prof. Rita Sussmuth i dhuroi një pikturë të madhe të Parlamentit Federal Gjerman anëtarëve të MEK, si shenjë të mbështetjes së Parlamentit Federal Gjerman për rezistencën iraniane, dhe uroi që Irani të çlirohej sa më shpejt, dhe anëtarët e MEK të ktheheshin në vendin e tyre.

Në këtë vizitë, anëtarët e delegacionit gjerman vrojtuan zhvillimet në ndërtimin e kompleksit, të mrekulluar nga fakti që banorët kanë mundur të arrijnë kaq shumë në një kohë kaq të shkurtër dhe vetëm me shpenzimet e veta. Delegacioni ishte gjithashtu i impresionuar nga zgjedhja vullnetare e anëtarëve të MEK, kauza e të cilëve është liria e popullit iranian dhe zhdukja e regjimit diktatorial në Iran.

Në fjalimin e tij drejtuar anëtarëve të MEK, Otto Bernhardt, ish zëvendës ministër dhe anëtar i bordit të fondacionit Konrad Adnauer nga Partia Demokratike Kristiane tha: “keni bërë rrugë të gjatë, por distanca drejt objektivit tuaj është e shkurtër. Stacionet tuaja të mëparshme ishin Ashraf dhe Liberty dhe tani Shqipëria, por objektivi final është liria e Iranit dhe ne, së bashku, do ta arrijmë këtë objektiv.”

Rita Sussmuth, ish-Presidentja e Parlamentit Gjerman, tha: “ju gëzoni lirinë në Shqipëri, liri e cila ju mohohej në Irak për shkak të shtypjes. Gjallëria dhe shkathtësia juaj më motivojnë shumë dhe janë shenja të besimit që keni në objektivat tuaja, që përfshijnë një Iran pa diktator. Vazhdoni me përpjekjet tuaja dhe unë do të jem gjithmonë me ju.”

Thomas Nord, Anëtar i lartë i Parlamentit Federal Gjerman, tha: “një nga pyetjet që i kam bërë gjithmonë vetes është si munden disa njerëz, pasi kanë luftuar për dekada të tëra për liri e demokraci, të jenë ende plotësisht të motivuar. Sot, gjatë vizitës sime në kompleksin tuaj, e gjeta përgjigjen. Pashë kaq shumë njerëz të vetëmohuar të cilët kanë sakrifikuar kaq shumë me vullnetin e tyre, për të luftuar kolektivisht për liri.”

Martin Patzelt, Anëtar i Parlamentit Federal Gjerman, tha: “Shqipëria, vendi që ka mirëpritur MEK-un, shquhet për një veçori të saj, dhe kjo veçori është bashkëjetesa paqësore midis feve të ndryshme. Marrëdhënia juaj aktive dhe miqësore me shoqërinë shqiptare në fusha të ndryshme është e mrekullueshme. Shpejtësia dhe cilësia e zhvillimeve tuaja në ndërtimin e vendbanimit të ri është një tregues i vullnetit që keni për të liruar Iranin.”

Next Post
Financim nga Greqia? Artur Zheji: Mjergull e medias. Mua më kanë kërcënuar…

Financim nga Greqia? Artur Zheji: Mjergull e medias. Mua më kanë kërcënuar...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, këngëtarja shpërthen ndaj Hilës: Thoje se ishe i divorcuar…

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, këngëtarja shpërthen ndaj Hilës: Thoje se ishe i divorcuar…

October 5, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Nga dashuria te karriera, Jorgo Pulla zbulon çfarë parashikojnë yjet për sot

October 5, 2026
Riorganizimi ushtarak, Putin emëron kreun e Forcave të Sistemeve Pa Pilot -

Moska paralajmëron liderët europianë: Vizitat në Kiev janë ‘rrezik vdekjeprurës’

October 5, 2026
SHBA-të godasin një anije të dyshuar për trafik droge në Karaibe, katër të vrarë

SHBA-të godasin një anije të dyshuar për trafik droge në Karaibe, katër të vrarë

October 5, 2026
Kriza e strehimit ‘rrëzon’ qeverinë spanjolle, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme

Kriza e strehimit ‘rrëzon’ qeverinë spanjolle, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme

October 5, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 5 tetor 2026: Binjakët nisin javën me sukses

October 5, 2026
Në prag të reshjeve, Bashkia Tiranë pastron Lanën dhe paralajmëron ndotësit: Kundërvajtësit do gjobiten

Në prag të reshjeve, Bashkia Tiranë pastron Lanën dhe paralajmëron ndotësit: Kundërvajtësit do gjobiten

October 5, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

10 futbollistët me më shumë kontribute për gola në histori

October 5, 2026
SHBA raporton rastin e dyshuar të murtajës në Rusi -

SHBA raporton rastin e dyshuar të murtajës në Rusi –

October 5, 2026
Vetëm pak orë pas miratimit në Kuvend, Begaj dekreton ligjin për formulën e re të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve!

Viti i ri akademik, Begaj: Investimi në arsim, më i sigurti për zhvillimin e shoqërisë

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com