• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO / Brenda kampit te Gjadrit! 400 shtretër dhe një burg, emigrantët do të presin 4 javë

by A R
16/10/2024 17:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria ka mirëpritur sot grupin e parë të azilkërkuesve në portin e Shëngjinit. Një marrëveshje dypalëshe midis Shqipërisë dhe Italisë, e arritur vitin e kaluar, ka mundësuar që 16 azilkërkues, nga vendet si Egjipti dhe Bangladeshi, të prekin tokën shqiptare. Pas mbërritjes së tyre, azilkërkuesit iu nënshtruan një procesi të rreptë identifikimi, përfshirë intervistat dhe marrjen e shenjave të gishtërinjve, përpara se të transferoheshin në një qendër strehimi. Në një lidhje me Ditarin e Bruna Çifligut në A2 CNN, gazetari Julian Kasapi dha detaje mbi procedurat e azilit.

“Të gjithë emigrantët të cilët do të mblidhen këtu, sepse nuk bëhet fjalë vetëm për gjashtëmbëdhjetë të cilët kanë mbërritur ë sot në Shqipëri, por bëhet fjalë edhe për emigrantë tjerë, të cilët ndoshta nuk do të vijnë nga dita në ditë, por që do të ketë edhe numra tjerë më të konsiderueshëm, pasi pritej që vetëm nëpërmjet një udhëtimi të vinin treqind prej tyre, p or momentalisht kampi i Gjadrit ofron katërqind shtretër dhe ka të gjithë të gjithë infrastrukturën e nevojshme për jetesën e të gjithë emigrantëve. Shumica prej tyre janë në pritje të vendimeve të gjykatës italiane, e cila do t’i hapë rruga azilit të tyre, apo jo, sepse shumica prej tyre nuk preferojnë të qëndrojnë këtu, por të shkojnë në vendet e Bashkimit Evropian”, raportoi gazetari i A2 CNN.

Kampi pritës në Gjadër, i cili është depërtimi i tyre kryesor në Shqipëri, është ndërtuar për të pritur deri në katërqind persona, duke ofruar infrastrukturën e nevojshme për nevojat e përditshme dhe masat e sigurisë. Në këtë kamp, jetesa është e kontrolluar dhe azilkërkuesit do të jenë nën mbikëqyrje nga autoritetet italiane dhe shqiptare, duke mos pasur mundësi për të dalë jashtë mureve të qendrës.

Sipas gazetarit Kasapi, brenda kampit të Gjadrit ka edhe një burg.

“Kampi i Gjadrit është i vetmi vend ku ata do të jetojnë përkohësisht në Shqipëri. Ashtu siç është thënë edhe nga kryeministri Rama, si njëri prej tyre nuk do të mund të dalë, ndërsa kampi i Gjadrit, do të shërbejë dhe si vendi ku do të jetojnë, pra veç shtretërve, në këtë kamp është i vendosur edhe edhe një burg, një zonë, një institucion parandalimi, nëse do të ketë ketë shkelje të ligjit në brendësi të kampit”.

Ndërsa azilkërkuesit presin vendimin e gjykatave italiane mbi kërkesat e tyre për azil, ata do të duhet të jetojnë në këtë mjedis të monitoruar deri në katër javë. Për shumë prej tyre, kjo pritje është momenti kyç për të ndjekur ëndrrën e tyre për të jetuar në Bashkimin Evropian. Megjithatë, fati i tyre do të varet nga vendimet ligjore që Italia do të marrë në lidhje me qëndrimin e tyre.

Shqipëria, në këtë mënyrë, është pozicionuar si një port i rëndësishëm për menaxhimin e fluksit të migrimit në Ballkan, duke demonstruar angazhimin e saj ndaj bashkëpunimit ndërkombëtar në zgjidhjen e krizave të migracionit.

/a.r

Next Post
Do të festonte 30-vjetorin, motra e Ergi Dinit bën dedikim prekës: Ishte udhëtimi ynë i fundit në jetë…

Do të festonte 30-vjetorin, motra e Ergi Dinit bën dedikim prekës: Ishte udhëtimi ynë i fundit në jetë…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr i fuqishëm në Kavajë, flakët i afrohen banesave, kërkohet ndërhyrja nga ajri!

Zjarr i fuqishëm në Kavajë, flakët i afrohen banesave, kërkohet ndërhyrja nga ajri!

September 9, 2026
“I çonte lule nga arratia”/ Mlladiç varroset pranë së bijës, që u vetëvra me armën e tij!

BE do rishikojë negociatat me Serbinë, shkak nderimi që iu bë “Kasapit të Bosnjës” Mlladiç! Brukseli paralajmëron Beogradin

September 9, 2026
Një tjetër pengesë në integrimin e Ukrainës drejt BE, Hungaria vendos një tjetër veto

Një tjetër pengesë në integrimin e Ukrainës drejt BE, Hungaria vendos një tjetër veto

September 9, 2026
“Kaloi përtej futbollit, u morën me flokët e mi”, Hysaj për gabimin që solli golin e Italisë: Instinkt sekondi

Hysaj drejt Rusisë, mediat italiane zbulojnë të ardhmen e anësorit kuqezi

September 9, 2026
Kurti: Konstituimi i Kuvendit s’i shmang zgjedhjet e reja, nevojiten vota shtesë për Presidentin!

Kurti: Konstituimi i Kuvendit s’i shmang zgjedhjet e reja, nevojiten vota shtesë për Presidentin!

September 9, 2026
Reforma Territoriale/ Ambasadori i OSBE nga Pogradeci: Shqipëria ta caktojë vetë numrin e bashkive! Asnjë vendim pa konsultim lokal e kombëtar

Reforma Territoriale/ Ambasadori i OSBE nga Pogradeci: Shqipëria ta caktojë vetë numrin e bashkive! Asnjë vendim pa konsultim lokal e kombëtar

September 9, 2026
Drejtori i AMP-së takohet me Zampollin, të Dërguarin e Trump! Në fokus lufta ndaj fentanilit dhe kundër trafikut të drogës

Drejtori i AMP-së takohet me Zampollin, të Dërguarin e Trump! Në fokus lufta ndaj fentanilit dhe kundër trafikut të drogës

September 9, 2026
Karakaçi: Nis modernizimi i impiantit të ujërave të ndotura në Durrës, 85 milionë euro grant nga BE-ja

Karakaçi: Nis modernizimi i impiantit të ujërave të ndotura në Durrës, 85 milionë euro grant nga BE-ja

September 9, 2026
Turizmi kulturor kap shifra rekord, Rama: Mbi 1 milion vizitorë vizituan sitet tona gjatë periudhës janar-gusht, një nga shtyllat kryesore

Turizmi kulturor kap shifra rekord, Rama: Mbi 1 milion vizitorë vizituan sitet tona gjatë periudhës janar-gusht, një nga shtyllat kryesore

September 9, 2026
Zelensky paralajmëron linjat ajrore të shmangin hapësirën ajrore ruse -

“Jemi të gatshëm për kompromis”- Zelensky paralajmëron: Nuk do jemi vetëm ne që do bëjmë lëshime!

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com