• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

VIDEO/ Bota i falenderon, ja 4 marinsat që qëndruan 18 ditë në shpellë me fëmijët

by Java News
11/07/2018 08:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas 18 ditëve që kishin kaluar të ngujuar në shpellë, marina tajlandeze me pjesëtarët profesionistë, zhytësit dhe ekipet vullnetare të shpëtimit nga vendet e ndryshme të botës, kanë arritur t’i shpëtojnë 12 djemtë dhe trajnerin e tyre të futbollit.

Pas aksionit për shpëtimin e tyre që e ka ndjekur e gjithë bota, një fotografi ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Në të shihen katër pjesëtarët e marinës tajlandeze që kanë qëndruar në shpellë ndërsa të gjithë djemtë dhe trajneri i tyre u shpëtuan.

Fotografia është shkrepur disa momente para se të braktisin shpellën, pasi u siguruan që të gjithë djemtë e ngujuar në të kanë shpëtuar dhe janë nisur për spital për trajtim. Ata kishin mbetur të ngujuar për plot 18 ditë në shpellë në pjesën veriore të Tajlandës, kurse aksioni për shpëtimin e tyre ka zgjatur tri ditë, ku djemtë janë nxjerr një nga një. Megjithatë këta zhytës kishin qëndruar tërë kohën me djemtë, shkruan tg.

Lideri i ekipit për shpëtim dhe njëherazi guvernatori i provincës Chiang Rai ku gjendet shpella, Narongsak Ostoanakorn, e ka përshkruar misionin si “ekipi i kombeve të bashkuara”, për faktin se në të ka pasur specialistë dhe vullnetarë nga Britania e Madhe, Kina, Mianmari, Laosi, Australia, SHBA-të, Japonia dhe shumë vende tjera.

Megjithatë në misionin e kërkim-shpëtimit të djemve ka humbur jetën një zhytës, bëhet fjalë për ish-marinsin Saman Kunan, i cili humbi kishte mbetur pa oksigjen nën ujë. Ai po kthehej nga vendi ku kishin mbetur të ngujuar djemtë, të cilëve u kishte dërguar bombolat me oksigjen, dhe ndërsa po kthehej në bazë mbeti vetë pa oksigjen nën ujë, ku si pasojë humbi jetën.

Në aksionin për të shpëtuar djemtë u angazhua edhe milioneri amerikan Elon Musk, i cili kishte angazhuar ekipet e tij si dhe “nëndetëset” e vogla brenda të cilave mund të futeshin djemtë dhe të nxirren të sigurt nga shpella. Ato kishin madhësinë e një fëmije, dhe mund të lundronin në tunelet e ngushta të shpellës që ishin mbushur me ujë. Megjithatë, deri te përdorimi i tyre nuk erdhi, pasi ekspertët vlerësuan se më e sigurt do të ishte dërgimi i zhytësve me bombola të oksigjenit.

Gjatë ditës janë publikuar pamje rrëqethëse, që tregonin terrenin e vështirë nëpër të cilin kanë kaluar djemtë dhe zhytësit që i kishin shoqëruar duke ua mbajtur bombolat e oksigjenit. Ata vazhdimisht mbaheshin për një litar që i drejtonte drejt hyrjes në këtë shpellë. Sidoqoftë, Tajlanda ka filluar të festojë shpëtimin e djemve dhe trajnerit të tyre, dhe në të gjitha rrugët e qyteteve janë vënë fotografitë e tyre dhe mbishkrimet ku falënderohen autoritetet e vendit, e në veçanti të gjithë ata që kanë marrë pjesë në operacionin e kërkim-shpëtimit. /ma.me

 

Next Post
Negociatat, Rama: Drita jeshile do të ndizet në një mënyrë apo një tjetër

Rama publikon videon e televizionit italian: Shyqyr që e ka bërë RAI3, se ta kishte bërë ERTV…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

February 20, 2026
Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

February 20, 2026
Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

February 20, 2026
“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

February 20, 2026
Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

February 20, 2026
Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

February 20, 2026
Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

February 20, 2026
Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

February 20, 2026
U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

February 20, 2026
Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In